Policia në 'Far west', vjen reagimi nga Alibeaj: Bilanc lufte
Alibeaj tha se vrasja dhe plagosja e ndodhur mbrëmjen e djeshme është alarm për sigurinë e vendit.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e quan bilanc lufte vrasjen dhe plagosjen mes policëve të shtetit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Alibeaj tha se vrasja dhe plagosja e ndodhur mbrëmjen e djeshme është alarm për sigurinë e vendit. Deputeti shtoi se policia e shtetit nuk duhet të jetë strehë e elementëve kriminalë dhe as strehë e militantëve.
POSTIMI:
Breshëri armësh brenda komisiariatit, plagosje e një të ngrati prej policit të dehur dhe një bilanc lufte me të plagosur e të vrarë, këtë herë mes vet forcave të rendit! Përpos keqardhjes për humbjen e jetës, jetët e shqiptarëve janë gjithnjë e më të pambrojtura. Një alarm që PD e ka ngritur në vite. Historiku i përfshirjes së forcave të rendit në ngjarje kriminale, përfshirja në trafik droge, në mbrojtjen e kriminelëve, rekrutimet politike në policinë e shtetit e shumë të tjera, e bën situatën më dramatike dhe dëshmon edhe njëherë gjendjen e vërtetë mes radhëve te Policise së Shtetit! Organizata e Policisë së Shtetit nuk duhet të jetë as strehë e elementëve kriminalë dhe as strehë e militantëve të padenjë për të veshur uniformën e ruajtësit të rendit e sigurisë. Ndaj ngjarje të tilla duhet të jenë kambanë alarmi për gjendjen e policisë dhe një thirrje për të rivënë në shinat e ligjshmërisë Policinë e Shtetit.
Mbrëmja e djeshme s'kaloi e qetë! Nuk ishin të përfshirë personazhe të njohur të krimit por vetë punonjës të policisë së shtetit.
Rreth orës 20:45, u raportua për një person të plagosur me armë zjarri në zonën e Kombinatit. 60-vjeçari Murteza Lika mbeti i plagosur me armë nga efektivi i FNSH-së Lutfi Gjyla. Lika u paraqit në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që autori u vendosu në prangat e Policisë së Shtetit.
Pak minuta më pas një ngjarje akoma më e rëndë ndodhi brenda ambienteve të komisariatit numër 3 në kryeqytet. Efektivi i policisë, Ludjan Zaimi qëlloi me armë zjarri kolegun e tij, Çaush Saliasi gjatë kohës që po merrnin instruktazhin për turnin e tretë duke i marrë kështu jetën. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka nisur sepse Saliasi ironizonte kolegun e tij, që prej më shumë se një viti shërbente në radhët e Policisë së Shtetit. Në dëshminë e tij, autori ka thënë se viktima e ka ngacmuar me fjalë dhe se gjithë kohës që hasej me të, efektivi e bullizonte, deri në momentin që nuk ka duruar më dhe ka nxjerrë armën.
(a.b)/dosja.al
Sondazh
FT- Meta takohet me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të PE
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar me kryetarin e delegacionit të Komisionit të Jashtëm i Parlamentit Europi...
Vrasje dhe plagosje nga efektivët, Paloka: Kriminelë me uniformë, policia e Ramës
Edi Paloka TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka akuzuar qeverinë Rama për dy ngjarjet q...
Raundi i 3 për Presidentin mblidhet më 30 maj, PS: Mos vini kushte: Ta zgjedhim ne
Konferenca e Kryetareve TIRANË- Raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës do të zhvillohet më 30 maj n&e...
“Meta, kandidat për kryetar bashkie?”, Veliaj: Ç’do t’i ofrojnë Tiranës Saliu e Iliri?!
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar lëvizjet më të fundit në opozitën e vendit. N&e...
Berisha nxjerr mesazhin për plagosjen në Kombinat: Polici e qëlloi se 60-vjeçari e shau
Sali berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar edhe për ngjarjen në Kombinat, ku një efektiv i FNSH-së qëlloi ...
Agron Duka: Presidentin e di vetëm Rama, do mundohem mos marr vesh gjë nga PS
Agron Duka TIRANË- Kreu i PAA, Agron Duka, ndjen keqardhje që opozita nuk u bë dot bashkë për të propozuar një kandidatu...
VOA: Digjet dhe votimi i dytë për presidentin në Shqipëri, palët në të njëjtat pozicione
Kuvendi i Shqiperise TIRANË- Në Shqipëri, parlamenti dështoi sërish, të hënën në mbrëmje, të zgjidht...
Vrasja në komisiariain nr. 3, Berisha: Gjendja e rëndë nga narkoshteti
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbi ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në komisariatin numër 3 ku efektivi ...
Berisha merr drejtimin e PD, LËVIZJA E PARË, të shtunën zgjidhet Kryesia e re
TIRANË- Pas zgjedhjes së Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, të shtunën do të mblidhet Këshilli Ko...
"Zëri i Amerikës": Ministri i jashtëm grek kërcënon Shqipërinë nëse ngre çështjen çame
Pamje nga konferenca sot Në Tiranë kërkesa e ministres së Jashtme shqiptare Olta Xhaçka që mes dy vendeve të mund t&e...

