Politike

Vrasje dhe plagosje nga efektivët, Paloka: Kriminelë me uniformë, policia e Ramës

Paloka i quan efektivët e përfshirë në ngjarje si 'kriminelë me uniformë'. 

24 Maj 2022, 08:56 Nga DOSJA
Vrasje dhe plagosje nga efektivët, Paloka: Kriminelë me uniformë,
Edi Paloka

TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka akuzuar qeverinë Rama për dy ngjarjet që ndodhën mbrëmjen e kaluar në kryeqytet, në të cilat ishin të përfshirë policë të shtetit. Me anë të një reagimi në rrjetin e tij social 'Facebook', Paloka i quan efektivët e përfshirë në ngjarje si 'kriminelë me uniformë'. 

“Kur komisariatet mbushen me banditë, militantë të “Rilindjes”, kjo është më e pakta që mund të ndodh. Brenda pak minutash, dy ngjarje të rënda me protagonistë, kriminelë me uniformë. Tipike në komisariat ku “patronazhisti” prej vetëm një viti në punë, qëllon mbi profesionistin. Ndërkohë, krimineli tjetër me uniformën e FNSH, qëllon i dehur mbi qytetarin.Kjo është policia e Ramës,  bëmat e së cilës nuk kanë të mbaruar me vrasjet në rrugë dhe në komisariate të qytetarëve. Kështu ndodh kur profesionistët zëvendësohen me militantë banditë,” - nënvizoi Paloka në përfundim.

Dy ngjarje ndodhën mbrëmjen e kaluar në kryeqytet ku të përfshirë ishin policë të shtetit.

Rreth orës 20:45, u raportua për një person të plagosur me armë zjarri në zonën e Kombinatit. 60-vjeçari Murteza Lika mbeti i plagosur me armë nga efektivi i FNSH-së Lutfi Gjyla. Lika u paraqitu në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që autori u vendosu në prangat e Policisë së Shtetit. 

Pak minuta më pas një ngjarje akoma më e rëndë ndodhi brenda ambienteve të komisariatit numër 3 në kryeqytet. Efektivi i policisë, Ludjan Zaimi qëlloi me armë zjarri kolegun e tij, Çaush Saliasi gjatë kohës që po merrnin instruktazhin për turnin e tretë duke i marrë kështu jetën. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka nisur sepse Saliasi ironizonte kolegun e tij, që prej më shumë se një viti shërbente në radhët e Policisë së Shtetit. Në dëshminë e tij, autori ka thënë se viktima e ka ngacmuar me fjalë dhe se gjithë kohës që hasej me të, efektivi e bullizonte, deri në momentin që nuk ka duruar më dhe ka nxjerrë armën.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll