Sport

Mbappé: "Një vit më parë doja të largohesha. Tani ndjenjat mbizotëruan"

"Kam zgjedhur të qëndroj në vendi im. Unë jam francez dhe si francez dua ta çoj Francën në krye dhe të jem një forcë lëvizëse për Ligue 1 dhe PSG".

23 Maj 2022, 16:30 Nga DOSJA

Mbappé: "Një vit më parë doja të largohesha.

FRANCE - Nasser al-Khelaifi dhe Kylian Mbappé kanë organizuar një konferencë për shtyp, për të shpjeguar arsyet që çuan në rinovimin e kontratës së kampionit francez me Paris Saint-Germain. 

Fjalët e sulmuesit: "Ishte një vendim i vështirë, në atë që dua të bëj. E dija se duhej të flisja, por duhej të merrja kohën time. Nuk e ndjeva kurrë presionin. Largimi para një viti ishte vendimi më i mirë. Kësaj radhe konteksti është ndryshe, është çështje private, si francez, duke pasur parasysh rëndësinë që kam në vend. Të largohem kështu... Ndjenjat sentimentale kanë mbizotëruar, pastaj është edhe projekti sportive, që gjithashtu ka ndryshuar, kaq shumë gjëra kanë ndryshuar. Fuqitë e plota? Unë jam futbollist, nuk kam role të tjera, nuk dua të shkoj më tej."

Kur vendose? "Vendosa një javë më parë, por sekretin e mbajta edhe në dhomat e zhveshjes, sepse doja që të ishte një surprizë për të gjithë. E mora vendimin, më pas thirra Florentino Perezin. Ata bënë gjithçka, bënë më të mirën dhe unë kam respekt për presidentin. Mora një vendim "personal", më të mirin për mua. Tani po fokusohem në këtë projekt të ri, në këtë epokë të re. Nuk e di se ku do të jem pas tre vjetësh, vetëm di se historia ime nuk ka mbaruar këtu”.

Mesazhi për tifozët e Realit? "Dua t'i falënderoj ata. Nuk e kam veshur kurrë fanelën e Realit, por ata më kanë trajtuar gjithmonë si një të tyrin. E kuptoj zhgënjimin, por shpresoj se ata do ta kuptojnë që kam zgjedhur të qëndroj në vendi im. Unë jam francez dhe si francez dua ta çoj Francën në krye dhe të jem një forcë lëvizëse për Ligue 1 dhe PSG".

Roli i Messit dhe Neymarit? "Unë jam lojtar i PSG-së, ishte vendimi im, askush nuk duhej të më bindte. Duhet të jemi të durueshëm me Messin, është viti i tij i parë në Francë. Neymar u dëmtua, por nuk ka dyshim në cilësitë e tij.

Shiriti i kapitenit? “Kapiteni është Marquinhos, nuk e kam kërkuar unë shiritin."

Mbappé: "Një vit më parë doja të largohesha.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll