Sport

Kapiteni Hamsik i jep lamtumirën kombëtares së Sllovakisë

Mesfushori Marek Hamsik, pas 15 vitesh, njoftoi tërheqjen e tij nga kombëtarja e vendit të tij

23 Maj 2022, 15:59 Nga DOSJA
Kapiteni Hamsik i jep lamtumirën kombëtares së Sllovakisë

SLLOVAKI - Kapiteni Marek Hamsik ka njoftuar tërheqjen e tij nga kombëtarja e Sllovakisë. "Kisha menduar për këtë për një kohë të gjatë, por pas 15 vjetësh vendosa t'i jap fund një pjese të rëndësishme dhe të mrekullueshme të karrierës sime futbollistike,"- shkroi Hamsik në Facebook të hënën.

Mesfushori 34-vjeçar bëri debutimin e tij ndërkombëtar në një ndeshje miqësore kundër Polonisë në vitin 2007. Ai realizoi 135 ndeshje ndërkombëtare për vendin e tij dhe shënoi një rekord prej 26 golash.

Hamsik ishte kapiten i Sllovakisë në paraqitjen e tij të vetme në Kupën e Botës më 2010 në Afrikën e Jugut, ku sllovakët eliminuan Italinë kampione në fuqi dhe arritën në fazat me eleminim direkt.

"Ka qenë një privilegj i madh të kryesosh ekipin kombëtar si kapiten në më shumë se 50 ndeshje,"- tha Hamsik. Duke luajtur për Napolit, kapiteni i Sllovakisë gjithashtu u kualifikua edhe për në Kampionatin Evropian 2016 dhe 2020.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll