Politike

Të vrarët në Spaç, Alizoti: Jeni arrogant. Rama: Berisha të burgosurit politikë i quajti llum

Gjatë fjalës së ttij në Kuvend, Alizoti tha se aristokracia e tyre vranë njerëzit dhe se kjo parti duhet të shkëputet nga e kaluara. 

23 Maj 2022, 19:47 Nga DOSJA
Të vrarët në Spaç, Alizoti: Jeni arrogant. Rama: Berisha
Edi Rama

TIRANË- Deputeti demokrat Tomor Alizoti ka kujtuar ditën e sotme të vrarët në burgun e Spaçit. Gjatë fjalës së ttij në Kuvend, Alizoti tha se aristokracia e tyre vranë njerëzit dhe se kjo parti duhet të shkëputet nga e kaluara.   

Alizoti: Kur unë jetoja në kasolle dhe nuk shihja prindërit, ju jetonit në Tiranë. Jo se kishit faj ju, por ruani gojën. Aristokracia juaj na vranë njerëzit tanë. Ju bërtisnit 90 % e tyre ‘parti, Enver’. Kjo parti duhet të shkëputet nga e shkuara. Jeni arrogant dhe kjo ju bën dhe injorant. Refuzoj që t’ju dëgjoj, dhe do iki të pi një kafe për qefin tim.

Ndërkohë që Rama në kundër përgjigjen e tij tha se një nga gjërat që bëri komunizmi është se edhe anti-komunistat i bëri si veten. Ai theksoi se në momentin që hapi peticionin për të burgosurit politikë, Berisha nuk e pranoi duke i quajtur ata llum të shoqërisë. 

Rama: Tani iku, Tomorri këtë bën gjithmonë. Një nga gjërat që bëri Komunizmi është që i bëri si vetën edhe anti-komunistat. Të shash dhe të merresh me tjetrin është mungesë argumenti. Sot nuk është mundësia për të vrarë, se po të ishte Alizoti që është zemër butë do gjentë një tjetër për ta bërë këtë. Dhe unë do dëgjoja një tjetër me respekt me koherencën që sjell por kjo gjë nuk ekziston. Nuk është askush i detyruar që të jetë hero. Heronjtë janë të rradhë dhe janë ata që janë. Këtë e bëntë komunizmi dhe këtë e bëjnë këta që janë. Unë nuk i njoh vetes asnjë meritë të veçantë, por kur unë hapa peticionin për të rishikuar figurën Enver Hoxhës, bëm, dy kopje, një e çuam te presidenca dhe një te rilindja demokratike, kjo e fundit nuk e botoi. Kur takuam non gratën tuaj, ai tha se ju doni të nxirni llumin e shoqërisë, që janë të burgosurit politikë. Pishtari i kujtesës mbahet me vepra dhe jo me fjalë. Në vend të flamurit të PD-së ju ngrini damkën e SHBA-së.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll