Politike

Rama kapet me Bujar Lekajn: Nuk jemi tek tavolina duke ngrënë keç këtu

Për Ramën, Enver Hoxhën e mbanin “gjallë” ata që e përmendnin, duke iu referuar demokratëve, për të cilët tha se ishin viktima të ideologjisë së tij. Gjithashtu nuk harroi që të përmendte edhe Sali Berishën.

23 Maj 2022, 20:13 Nga DOSJA

Rama kapet me Bujar Lekajn: Nuk jemi tek tavolina duke ngrënë

TIRANË- Deputeti demokrat Bujar Leskaj ka përkujtuar Revoltën e Qafë Barit dhe Revoltën e Spaçit, gjë që ka sjellë edhe replikë nga kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama ka replikuar duke i thënë se fillimisht duhet të lajë gojën dhe më pas të flasë për ata që dhanë jetën për të rrëzuar diktaturën, por debate nuk u ndal me kaq pasi Rama e vazhdoi debatin edhe nga vendi. Për Ramën, Enver Hoxhën e mbanin “gjallë” ata që e përmendnin, duke iu referuar demokratëve, për të cilët tha se ishin viktima të ideologjisë së tij. Gjithashtu nuk harroi që të përmendte edhe Sali Berishën.

“Më djeg...uuuuu. Nuk jemi tek tavolina duke ngrënë keç këtu. Mos kruaj sqetuallat kur je në Parlament. Kur ulem dhe ngrihem unë është mbyllur në vitin 1990. Në fund fare...nuk je duke pirë raki me kërrmë këtu. Ça problemi ke, ça të shqetëson këtu. E ke pasur në mes të oborrit të partisë tënde kokrrën e bolshevikut. Nuk ka ndërprerje fjale, jo. A më pyeti? A më tha ça mendon për ata. Janë viktima të nostalgjisë së tyre dhe as që nuk më bëjnë përshtypje. Ju jeni viktima të ideologjisë së Enver Hoxhës. Jeni vazhdimi i asaj mënyre të të bërit politikë. Ua kam thënë shkodranëve, Enver Hoxha nuk mund ta merrte hakun më mirë sesa duke i lënë në atë derexhe. Duket që pafuqia juaj është jo rezultat. Jeni njësoj siç do u donte hasmi. Merruni me të vdekurin që kujtoni se është gjallë, e kur vjen puna tek të burgosurit dhe të përndjekurit, maskimumi i nderimit që mund t'i bëni është që ta qepni gojën. Mbylleni gojën dhe mos flisni fare për atë,”-tha Edi Rama.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll