Politike

Leskajt kujton të vrarët e diktaturës, Rama: Shko laje gojën pastaj fol...

Gjatë fjalës së tij Leskaj deklaroi se janë dy ngjarje të rëndësishme që tregojnë se në kohën e diktaturës kishte qëndrestarë të vërtetë.

23 Maj 2022, 19:35 Nga DOSJA
Leskajt kujton të vrarët e diktaturës, Rama: Shko laje gojën
Edi Rama

TIRANË- Deputeti demokrat Bujar Leskaj përkujtoi gjatë fjalës së tij në Kuvend ata që humbën jetën gjatë periudhës së diktaturës. Gjatë fjalës së tij Leskaj deklaroi se janë dy ngjarje të rëndësishme që tregojnë se në kohën e diktaturës kishte qëndrestarë të vërtetë.

“Sot është një datë që të gjithë ne këtu deputetë të Kuvendit të Shqipërisë duhet të përkujtojmë dy ngjarje të rëndësishme në kohën e diktaturës që tregojnë se edhe në vitet e diktaturës kishte qëndrestarë të vërtetë dhe jo si puna jonë që u bëmë pas viteve ’90-të”, tha Leskaj.

Nga ana tjetër, Rama tha se përmendja e personave që kanë humbur jetën gjatë diktaturës humbet kuptimin në momentin që ata i përmend një njëri që nuk jetojnë me aspiratat dhe shembujt e tyre. Ai gjithashtu tha se PD-ja i ka mbajtur dosjet e sigurimit të shtetit të mbyllura, duke theksuar se ato i hapi PS-ja.

Gjithë përmendja e atyre që janë të vdekur dhe të paharruar humbet çdo kuptim kur ata që i përmendin nuk jetojmë me realitetin, me aspiratat dhe me shembujt e tyre. Ju flisni për aspiratat, ku ata donin që të drejtat e pronës të ekzistonin, ju përfaqësoni një parti që e shkatërroi këtë. Dosjet e sigurimit të shtetit ju i mbajët mbyllur, ne i hapëm. Ata luftuan për një Shqipëri të drejtë, ju duhet të gjeni emrat e atyre që vdiqën në demokraci dhe nuk i dhatë asnjë dëmshpërblim. U desh që të vinim në në qeveri që të merrnin dëmshpërblimin. Ata donin një Shqipëri që të shikonte nga Perëndimi dhe nga SHBA-ja, ju jeni një parti me damkë nga DASH.

(I.A./dosja.al)

Sondazh

Poll