Politike

Presidenti, Rama: Duhen dy për tango! Kërcënimi i Dendias? S'dua të deklarohem

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Rama tha se duhen dy persona për të luajtur tango, ndërsa shtoi se deklaratat e forta të ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias nuk i jep përgjigje publikisht.

23 Maj 2022, 20:30 Nga DOSJA
Presidenti, Rama:  Duhen dy për tango! Kërcënimi i Dendias?
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dështimit të seancës për presidentin e ri, duke u shprehur se ka nevojë për bashkëpunimin e opozitës për të gjetur emrin e presidentit të ri. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Rama tha se duhen dy persona për të luajtur tango, ndërsa shtoi se deklaratat e forta të ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias nuk i jep përgjigje publikisht.

"Duhen 2 për tango, kështu që nuk mund të bëjmë tango vetëm, s'kemi partner. Merren me profilin ata që nuk merren me zgjidhjen, zgjidhja është një njeri që duhet të përmbys detyrimet që ne kemi karshi shqiptarëve për ta çliruar atë zyrë nga kthetrat e së shkuarës. Nuk e kemi vendosur, se po ta kishim bërë do e kishim shpallur dhe do prisnim për ta votuar, kemi dëgjuar të gjithë dhe lloj lloj çudish. Politika është dialog, shah dhe në të gjithë atë që politika është "fjala nuk kam besim prandaj po ikim në drejtim të paditur", nuk është politik. Kur kemi qenë opozitë, kemi pasir 2 zgjedhje, një kur nuk kishim vota, por të mjaftueshme për t'u ulur në tryezë dhe një tjetër kur sistemi ka qenë si sot dhe ne u ulëm, diskutuam dhe nuk ranë dakord, ata votuan këtë donin, ne nuk humbëm në atë proces, humbi, opozita nuk është për të imponuar. Do presim edhe raundin e tretë dhe pastaj do mblidhem me kryesinë e Ps, me grupin parlamentar dhe pastaj do e sjellim në kuvend një emër. Kërcënimi i Dendias? Edi Rama: Nuk dua të bëj deklarata që janë ushqim për mediat, dua të themi që jemi në fazë të avancuar dialogu. Jam i bindur që do e çojmë marrëdhënien në një nivel tjetër. Sa i përket profilit të presidentit, me profil merren me profil ata që nuk duan që të merren me zgjidhje. Zgjidhja është njeri që përmbush detyrimet që ne kemi me shqiptarët. Po të kishim vendosur do e kishim shpallur dhe do e votonim. Kemi dëgjuar lloj-lloj çudish,"-tha Rama ndër të tjera. 

(k.m/dosja.al)

 

Sondazh

Poll