Politike

Debati/ Alibeaj: A ndjen përgjegjësi për të parët e tu. Rama: Ju thyeni kërbishtjen...

Gjatë fjalës së tij, Alibeaj pyeti Ramën nëse ka ndonjë vërejtje për të parët e tij. Alibeaj gjithashtu hapi dhe temën e non gratave, duke theksuar se Rama duhet të shohë njëherë non gratat e tij.

23 Maj 2022, 19:56 Nga DOSJA
Debati/ Alibeaj: A ndjen përgjegjësi për të parët e tu.
Edi Rama

TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj është përplasur me kryeministrin Edi Rama ditën e sotme për të vrarët nga diktatura. Gjatë fjalës së tij, Alibeaj pyeti Ramën nëse ka ndonjë vërejtje për të parët e tij. Alibeaj gjithashtu hapi dhe temën e non gratave, duke theksuar se Rama duhet të shohë njëherë non gratat e tij. Rama nga ana tjetër tha se Alibeaj dhe të tjerët thyejnë kërbishtjet para veprës së babait të tij. Ai gjithashtu hodhi poshtë akuzat e në kohën e diktaturës ka jetuar në Bllok. Ai tha se PS-ja për të burgosurit politikë nuk ka bërë aq sa duhej por aq sa ka pasur mundësi.   

Alibeaj: Askush nuk thotë që duhet të mbash ti përgjegjësi çfarë kanë bërë të parët e tu. Por je kryeministri i vendit, të paktën një gjë duhet ta bëje. Ti vetë për të mos e politizuar nuk ke ndonjë vërejtje dhe ndërgjegje për atë që të parët e tu kanë bërë. Ke ti ndo një lloj ndërgjegjësie njerëzore. Askush nuk të thotë ty të mbash përgjegjësi. Ke filluar që thuash non grata, non grata, ti shih non gratat e tua. Ti di anglisht edhe shqip, lexo Departamentin e Thesarit. 

Rama: Mi trego non gratat, mi trego, ku i ke. 

Alibeaj: Ty të dalin me flamur të kuq dhe ti nuk piptin.

Rama:Ti the shumë gjëra, the shumë gjëra në fakt, the që unë e shava atë por nuk e shava, Ju keni shumë probleme me gjuhën shqipe. Ju më that për të parët, nëse e ke me tim atë, është ai përpara veprës së tij ju shkoni dhe përthyeni kërbishtjen, ai është im atë. Nëse e ke me gjyshërit dhe me stërgjyshërit shko lexo se kush ishin. Unë nuk kam jetuar në Bllok, e kam patur shtëpinë te rruga Muhamet Gjollesha. Nuk kam unë asnjë problem se çfarë thoni ju përveç një gjëje, ju që flisni me këtë gjuhë jeni shembulli për të ardhur keq, Enver Hoxha sot është gjallë përmes jush, ju e sulmoni kundërshtarin njësoi si ai. Ju vetëm se nuk e keni pushtetin që kishte ai, se ai të fuste plumbin. Unë nuk kanë nevojë për respektin tuaj. Partia e Enver Hoxhës, shumë prej jush i bëri si veten, futi urrejtjen dhe futi përçmimin. Kjo nuk është koha e Enver Hoxhës. Të gjithë ju shani njësoi, akuzoni njësoi. Unë nuk dua falenderime nga ty. Unë e kam për nder që kjo parti, ka bërë ato gjëra në respekt të atyre njerëve që ju nuk i bëtë kurrë. E para se ju jeni udhëhequr nga një anti-bolshevik. Përtej ti ju nuk keni asnjë vizion. Të gjithë ju jeni duke vjedhur vota. Edhe aty te votat që ja vodhët njëri-tjetrit, ju treguat se çfarë ka me ju lidhja me votat. Ne kemi bërë aq sa kemi mundur, nuk kemi bërë aq sa meritojnë, por kemi bërë aq sa kemi mundur. Ne bashkë do i kujtojmë, ti je hipokritë i paparë, nga njëra anë aq nga trishtimi për ata, nga ana tjetër qan nga gëzimi kur ngre flamurin e non gratave. 

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll