Politike

Miratohet në Kuvend me 75 vota pro projekti i Butrintit

Votimi u bë pas seancës që kishte nisur që në orën 10:00 të paradites së sotme në sallën e Kuvendit, ku nuk munguan as debatet.

23 Maj 2022, 20:21 Nga DOSJA
Miratohet në Kuvend me 75 vota pro projekti i Butrintit
Foto ilustruese

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar marrëveshjen për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, me 75 vota vota pro, ndërkohë që vetëm një ishte abstenim. Po ashtu, opozita ka arritur që të mbledhë vetëm 18 kundër marrëveshjes. Votimi u bë pas seancës që kishte nisur që në orën 10:00 të paradites së sotme në sallën e Kuvendit, ku nuk munguan as debatet. Në to u përfshi edhe kryeministri Edi Rama, i cili u përplas kryesisht me Jorida Tabakun, ndërkohë që kryedemokratit Sali Berisha nuk i ktheu përgjigje.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll