Politike

"Mos ma sill atë rrugaç"/ Berisha-Ramës: Ti je Il Padrino i çdo megaafere, pas Butrintit je vetë!

Berisha përmendi disa mesazhe që sipas tij, zv.presidenti i kishte lexuar dhe i ishte drejtuar Ramës në takim se "mos ma sill atë rrugaç" (referuar Veliajt).

23 Maj 2022, 18:16 Nga DOSJA
"Mos ma sill atë rrugaç"/ Berisha-Ramës: Ti je Il
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i ri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar në seancën e sotme plenare se zv.presidenti i UEFA-s, nuk ka pranuar që kryebashkiaku Erion Veliaj të ndërhynte në diskutimin për zhvillimin e finales së Conference League në Tiranë.

Berisha përmendi disa mesazhe që sipas tij, zv.presidenti i kishte lexuar dhe i ishte drejtuar Ramës në takim se "mos ma sill atë rrugaç" (referuar Veliajt).

Berisha tha në replikë me kryeministrin Rama, i cili e ftoi me ironi që ti bashkohej finales në stadium, se pas çdo afere përfshirë dhe Butrintin, është vetë Rama, përfitues dhe kryesor. 

DEBATI NE KUVEND: 

Lindita Nikolla: Znj, Tabaku ka fjalën, tani ju lutem.

Berisha: jo të lutem...

Lindita Nikolla: Nuk ka mikrofon

Berisha: amerikanët e grupit Soros po e marrin
Hektarët do shkojnë për klientelën e Edi Ramës, ndërsa përsa i përket aferave të tjera unë mund të them kaq. Ai bord përbëhet i tëri nga njerëzit më të afërt të tij, përveç njërit. Hoxhës. Ka qenë këshilltar i Edi Ramës, Sarapuli dhe Mata, famozë për lidhjet me Edi Ramën. Zonja ministre ka marrë përsëipër të rrijë 2 vite sipas marrëveshjes, është me emër. Të gjitha fijet të çojnë te Il Padrino, te ti se Padrino i të gjitha megaaferave në këtë vend. Mos u fsheh pas njërit, Sarapulit dhe Matës se je vetë. Përsa i përket ndeshjes, tju them unë. Kur erdhi Zv. i tha do të anulohet ndeshja. I tha, do të të sjell Veliajn. Mos ma sill atë rrugaç, mos ma sill atë rrugaç, sepse këshilltari i tij i kishte treguar të gjitha mesazhet që i kishte dërguar.

(f.g/dosja.al)

1781 2053 seanca plenare 23 maj

Sondazh

Poll

Politike 23 Maj 2022, 17:59

Si ka nisur përplasja në PD

TIRANË- Nëse ka pasur kohë të vështira për Partinë Demokratike, janë padyshim ato të muajve të fundit. E dja...