Politike

VD-SHBA si 'as' nën mëngë/ Berisha-Ballës: Ti mendon se u bëre amerikan? Mos fol...

Ai u drejtua Taulant Ballës se nuk është transparent dhe se duke përdorur Amerikën mendon se është bërë amerikan. 

23 Maj 2022, 17:56 Nga DOSJA

VD-SHBA si 'as' nën mëngë/ Berisha-Ballës: Ti

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se qeveria po përdor Amerikën për të justifikuar vjedhjet dhe konfliktin e interesit. Ai u drejtua Taulant Ballës se nuk është transparent dhe se duke përdorur Amerikën mendon se është bërë amerikan. 

Berisha: Të përdoresh Amerikën për të justifikuar vjedhje dhe konfliktet e interesit. Të përdorësh Amerikën për të ndaluar votën e lirë, për të maskuar me termin dhuratë- pallate, apartamente, nuk ka fyerje më të rëndë për Amerikën e transparencës. Për Amerikën që qëndron në vlera. Ti mendon se duke përdorur Amerikën, u bëre amerikan? Ti turpëron të gjithë, edhe shqiptarë dhe amerikanë me atë bagazh që ke. Kur del në platformë mos fol për Amerikën, por për Soros dhe luftën kundër drogës. Fol për takimin që do të organizohet për konferencën e 100 vjetorit...*i heqin mikrofonin.

(I.A;k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll