Politike

Zgjedhja e Berishës në krye të PD-së, Meta: Në demokraci duhet respektuar vota

Teksa ndodhej për një vizitë në Kosovë, Meta tha se në demokraci duhet respektuar vota dhe vullneti i qytetarëve.  

23 Maj 2022, 17:10 Nga DOSJA
Zgjedhja e Berishës në krye të PD-së, Meta: Në
Ilir Meta

KOSOVË- Presidenti Ilir Meta ka komentuar shkurtimisht zgjedhjet në Partinë Demokratike dhe konfirmimin e Sali Berishës si lider i saj. Teksa ndodhej për një vizitë në Kosovë, Meta tha se në demokraci duhet respektuar vota dhe vullneti i qytetarëve.  

"Në demokraci duhet respektuar vota dhe vullneti i qytetarëve", tha Meta shkurtimisht.

Ai gjithashtu foli edhe për progresin e bërë nga Kosova dhe për aplikimin në Këshillin e Evropës.

Pyetjet:


Pyetje: Zoti President si e vlerësoni progresin e bërë nga shteti i Kosovës dhe a keni një koment për aplikimin në KiE?

Presidenti Meta: Kosova është tashmë një vend shumë solid dhe demokratik, është një shembull i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, një shembull i respektimit të të drejtave të njeriut, një shembull i respektimit të të drejtave të pakicave. Është një vend model që kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, dhe padyshim që është edhe për sa u takon këtyre standardeve, që është prej kohësh anëtarë e Këshillit të Europës. Kështu që është një aplikim që meriton mbështetjen e të gjithëve, që i shërben afirmimit të vlerave europiane të të gjithë rajonit tonë, dhe nuk i shërben vetëm Kosovës.

Pyetje: Zoti President, si e vlerësoni zgjedhjen e zotit Sali Berisha Kryetar të Partisë Demokratike?

Presidenti Meta: Në demokraci duhet të respektohet vota dhe vullneti i qytetarëve!

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll