Politike

Butrinti/ Klosi: Kështu vepron gjithë bota. Zhupa e Spaho: Na jep një rast

Sipas Klosit, paratë që do të dalin prej tij do të shkojnë po për investime në Butrint.

23 Maj 2022, 16:33 Nga DOSJA
Butrinti/ Klosi: Kështu vepron gjithë bota. Zhupa e Spaho: Na jep
Ina Zhupa, Blendi Klosi dhe Edmond Spaho

TIRANË- Blendi Klosi është përplasur me deputetët e Partisë Demokratike. Nga foltorja e Kuvendist, Klosi tha se PD-ja duhet të qetësohet sepse Butrinti do të menaxhohet nga një fondacion 100% shqiptar. Ai tha se projekti bëhet për ta kthyer zonën në burim parash. Sipas tij, paratë që do të dalin prej tij do të shkojnë po për investime në Butrint.

“Shumë mirë që u kthyet në jetën parlamentare. Do ta them shkurt, Butrinti do të jetë pronë e shtetit shqiptar, do të vazhdojë të menaxhohet nga shteti shqiptar. Në bashkëpunim me një fondacion që mbështet shteti shqiptar. Ky është një fondacion 100% shqiptar, është themeluar nga Ministria e Kulturës, qetësohuni edhe për këtë. Ministria e Kulturës është kryetare e këtij bordi, marrëveshja nuk është e përjetshmë, është vetëm 10-vjeçare. Do të bashkëpunojmë për t’i dhënë mundësinë Butrintit që të kthehet në një vend ku bëhen para. Ato para do t’i përkasin vetëm Butrintin, asnjë lekë, asnjë dollar, asnjë jen nuk do të dalë nga Butrinti,”- tha Klosi.

Por, deputët Edmond Spaho dhe Ina Zhupa nuk mendojnë kështu. Spaho kërkoi që Klosi t’i parasite vetëm një rast në botë dhe se ai nuk do ta diskutonte më.

“Kur e thjeshtëzon debatin deri në banalitet atëherë do të thotë që ke një problem. Kjo është puna juaj. Ju thoni që gjithë bota kështu vepron, nuk e duam gjithë botën, por na thoni vetëm një rast dhe po e the vetëm një rast, atëherë nuk do të diskutoj më këtu. E keni zënë në goja disa herë arkeologun Hasan Ceka. I thoni qytetarëve që i biri i arkeologut të nderuar Hasan Ceka ka dalë në protestë kundër marrëveshjes,”- tha Spaho.

Zhupa këmbëngul se Butrinti do të merret me koncesion për 10 vite nga fondacioni.

“Ato që thatë ju janë të pavërteta, për 10 vjet fondacioni e merr Butrintit me koncesion dhe kjo është e zeza në të bardhë. Të katër anëtaret e tjerë të Bordit përveç ministres Margariti janë persona privatë dhe nuk kanë funksion public shtetëror që mund të themi që përfaqësojnë shtetin. Mund të jenë shokë e shoqe, por s’kanë funksion. Na jepni një model si Butrinti dhe hajde ta diskutojmë,”- tha Zhupa.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll