Politike

Berisha rikthehet në krye të PD, Rama s'rri dot pa e thumbuar: Të rroni vetë! Keni damkën në lule të ballit

Edi Rama edhe pse jo me emër, iu referua zhvillimit të fundit në selinë e PD-së, duke e cilësuar Berishën si të damkosur nga Amerika.

23 Maj 2022, 18:15 Nga DOSJA
Berisha rikthehet në krye të PD, Rama s'rri dot pa e thumbuar:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk rri dot pa e përmendur me emër kryetarin e ri të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, Rama edhe pse jo me emër, iu referua zhvillimit të fundit në selinë e PD-së, duke e cilësuar Berishën si të damkosur nga Amerika. Në fund, me ironi iu dha demokratëve: Të rroni vetë!

"Ju bënit të njëjtën gjë edhe për stadiumin, çuat kombëtaren ne Maqedoni se nuk kishim stadium. Ju flisni për trashëgimni. Flisni akoma për vizion, zhvillim dhe korrupsion. Ju që e keni damkën në lule të ballit në lule të ballit dhe damkën e keni bërë flamur. Siç pasnesër, nuk duhet të shkelni aty po të keni një vije karakter. Jeni të ftuar për të parë një finale europiane. Ashtu do të jeni të mirëseardhur edhe kur të luhet Makbethi në Teatrin e ri Kombëtar. T'ju rrojë flamuri me damkën në lule të ballit që e keni tani, se nuk keni gjë tjetër ça të merrni dhe ça të jepni. Koha e pengmarrjes tuaj ka marrëq fund. Jeni ku e keni merituar, pengu më i madh i vetëvetes. Rrini peng dhe të rroni vetë të gjithë bashkë,"-tha Edi Rama.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Politike 23 Maj 2022, 17:59

Si ka nisur përplasja në PD

TIRANË- Nëse ka pasur kohë të vështira për Partinë Demokratike, janë padyshim ato të muajve të fundit. E dja...