Politike

Butrinti/ Tabaku: Rama sulmon Opozitën, pse zonat e mbrojtura jepen për investime strategjike

Gjatë fjalës në Kuvend, Tabaku u shpreh se debati duhet të bëhej se përse zonat e mbrojtura duhet të jepen për ndërtime strategjike.

23 Maj 2022, 18:26 Nga DOSJA
Butrinti/ Tabaku: Rama sulmon Opozitën, pse zonat e mbrojtura jepen
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar se nga PD-ja nuk është sulmuar Fondi Amerikan. Gjatë fjalës në Kuvend, Tabaku u shpreh se debati duhet të bëhej se përse zonat e mbrojtura duhet të jepen për ndërtime strategjike. Ajo gjithashtu tha se sot nuk u tha asnjë fjalë për Butrintin por vetëm se u sulmua Opozita. 

"Askush nga Partia Demokratike nuk ka sulmuar fondin amerikan, në Butrint sot, Rama foli për çdo gjë, por veçse për Butrintin jo, foli për gjithçka. E njëjta kompani që aplikoi në dhjetor të vitit 2020, dhe iu kthye përgjigje që është zonë e mbrojtur e se nuk mund t’i jepet për ndërtim strategjik. Më pas mendimi ndryshoi. Debate sot duhet të ishte se përse zonat e mbrotjura jepen për ndërtime strategjike. Duhet diskutuar edhe se përse dosja u mbat sekrete, pse u krijua kjo paqartësi për qytetarët. Nëse e dëgjuat, asnjë fjalë nuk u tha për Butrintin, u sulmua Opozita që e ka fajin për gjithçka në këtë vend. Ndoshta jamë unë nga nostalgjiket e fundit në këtë vend, por më vjen keq që prishen. Sot në Parlament duhej diskutuar për këtë gjë. Pse jepen vendime pas vendimesh për një ligj që është krijuar për të sjellë investime të huaja dhe në fakt nuk ka sjellë asnjë investim të huaj. Që të eliminojmë çdo konfuzion tëk rijuar, sigurisht që nuk mbron dot aferat korruptive, do t’i dalin të gjitha, sepse nuk i intereson fare Fondacioni, por vetëm ajo leja për investimet strategjike, tha Tabaku.

(I.A;k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Politike 23 Maj 2022, 17:59

Si ka nisur përplasja në PD

TIRANË- Nëse ka pasur kohë të vështira për Partinë Demokratike, janë padyshim ato të muajve të fundit. E dja...