Politike

Klipi i Donaldit e Romeos tek Muzeu i Kishës/ Vangjel Dule: Është politikë e ministrisë kjo?

Gjatë fjalës në Kuvend, Dulja u drejtua Elva Margaritit nëse është politikë e saj regjistimi regjistrimi i klipeve muzikore në Korçë. 

23 Maj 2022, 16:05 Nga DOSJA
Klipi i Donaldit e Romeos tek Muzeu i Kishës/ Vangjel Dule: Është
Vangjel Dule

TIRANË- Deputeti demokrat Vangjel Dule ka kërkuar llogari në lidhje me klipin muzikor të Elgit Dodës, Donald e Romeo Veshaj në Muzeun e Kishës Bizantine në Korçë. Gjatë fjalës në Kuvend, Dulja u drejtua Elva Margaritit nëse është politikë e saj regjistimi regjistrimi i klipeve muzikore në Korçë. 

"Një analizë e Birn flet për një kompleks turistik që ka gjurmë brenda Parkut të Butrintit, ju që jeni në favor të këtyre parimeve, jeni krenarë? Arkeologë të njohur thonë se aty ka potencial arkeologjik. Në hapësirën e Parkut Kombëtar të Butrintit, siç ka qenë dhe jo siç e bëtë juve, ka qenë edhe hapësira e Manastirit të Shën Gjergjit, edhe aty jepet leje për një resort tjetër. Kush e jep, ju. E drejta e shënjtërisë së pronës, jo vetëm që e shkelni por e bëni në mënyrën më profane të mundshme. Zotërinj, a jeni krenarë sot, ju vetë. Dhe pastaj e shikojmë pas dy, tre, katër apo pesë vitesh kush do të jetë krenar. Çfarë ka ndodhur me pronat fetare në vendin tonë? Ka ndodhur një krim, janë plaçkitur nga regjimi komunist. Juve çfarë po bëni, në një kohë që është zbardhur krimi i ateizmit të instaluar në vendin tonë. Juve? Mbroni produktin e krimit, ato prona që sekuestroi komunizmi, ju si bij shpirtërorë vazhdoni t’i mbani më keq. Secili që sheh një objekt të kultit mysliman, e di që është Xhami, nuk do ligj ta kuptojë. Po ashtu një katedrale. Ju jeni të verbër. Diskuto me kolegë, diskuto me ministra, heshtje. Është heshtja e shejtan budallait. Shikoni çfarë ndodh në Muzeun Mesjetar të Korçës, xhirohen videoklipe. Ai ikonostas ka pronar është Kisha e Rehovës, ai ikonostas ka dhimbje, ka vuajtje, ka lotë, ka gëzim. Zonja dhe zotërinj, natyrisht që unë në vendin tuaj, jo vetëm që nuk do të ndihesha krenar. Por as nuk do të pretendoja siç bëni ju. E kuptoj se interesat janë të mëdha, ngritja e dorës ka peshë të rëndë, por dijeni se është e së sotmes. Punët e qeverisë janë sot për sot, ato të qeverisë janë për sot e mot. Të rehabilitojmë atë shkelje të së shenjtës që i është bërë besimit," tha Dule

(I.A;k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll