Politike

Parku i Butrintit, Rama kujton punën si ministër Kulture: E kam ndryshuar unë zonën e parkut

Kreu i qeverisë u ndal edhe në projektin e fondit shqiptaro-amerikan, duke mbrojtur edhe anëtarët e Bordit. 

23 Maj 2022, 18:10 Nga DOSJA
Parku i Butrintit, Rama kujton punën si ministër Kulture: E kam
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për parkun e Butrintit ku tha se rishikimi i kufijve u bë me kërkesë të UNESCO-s nga vetë ai në kohën kur ishte ministër i Kulturës. Në fjalën e tij, nga Foltorja e Kuvendit, Rama tha se shkak ishin bërë ndërtimet pa leje që ishin bërë në kohën e PD, në zonën e Ksamilit. Kreu i qeverisë u ndal edhe në projektin e fondit shqiptaro-amerikan, duke mbrojtur edhe anëtarët e Bordit. 

“Isha lajmëruar për një seancë tjetër, dhe as nuk e imagjinoja që seanca për Butrintin do të zgjatej kaq shumë dhe që do të ishte kishte shumë admirues, mbrojtës, të flakët ndër ata që janë përgjegjësit e drejtpërdrejtë për dëmet që janë shkaktuar. Megjithatë duke qenë se u përmenda pa rreshtur nga parafolësi, dëshiroj që të them pak fjalë, së pari parku i Butrintit është vënë në mbrojtje nga unë si ministër i Kulturës. Ka ardhur si rezultat i hapjes së rrugës dhe rishikimi i parkut është bërë me kërkesë të UNESCO-s. Është bërë me kërkesë që të hiqeshin nga zona e parkut pjesët e kalbëzuara, ato pa leje. Ka një arsye se një person e quante Bathoren, mrekullinë e 8 të botës. Ishte e gjitha pa leje, e sipas personazhit ishte vlerë e shtuar për qytetin. Kur dilni dhe flisni është që të kesh dy, një ta mbash dhe një ta çash. Jo vetëm Butrintit, por dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Duke qenë se u përmenda pa reshtur nga parafolësi, dëshiroj të them pak fjalë. Së pari; parku i Butrintit është shpallur i tillë me nismën time si ministër i Kulturës. Butrinti është vënë në mbrojtje nga unë në atë kohë. Ju dilni dhe flisni për mbrojtjen e komunitetit të kulturës, është vërtetë të kesh dy; një mbash dhe një ta çash. As dy nuk ndalin,”- tha Rama.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Politike 23 Maj 2022, 17:59

Si ka nisur përplasja në PD

TIRANË- Nëse ka pasur kohë të vështira për Partinë Demokratike, janë padyshim ato të muajve të fundit. E dja...