Politike

Takimi me ministrin grek, Rama ndan detaje nga biseda: Folëm për çështje me interes

Kryeministri Edi Rama shkruan se me Dendiasin kishin diskutuar për çështje të rëndësishme, por nuk dha asnjë detaj tjetër.

23 Maj 2022, 16:10 Nga DOSJA
Takimi me ministrin grek, Rama ndan detaje nga biseda: Folëm për
Nikos Dendias dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias, duke ndarë detaje nga biseda që kanë zhvilluar në zyrën e tij. Nga postimi i bërë në Facebook, Rama shkruan se me Dendiasin kishin diskutuar për çështje të rëndësishme, por nuk dha asnjë detaj tjetër.

Kryeministria - Me Ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias, në një bisedë të frytshme për çështje me interes që bashkojnë popujt tanë,”-shkruan kryeministri krahas fotove të publikuara.

Sot, ministri për Punët e Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka ardhur me paralajmërime të forta në Tiranë. Olta Xhaçka kërkoi vullnet nga Greqia për të zgjidhur çështjen e çamëve, por Dendias u tregua shumë i prerë, madje paralajmëroi pasoja të rënda në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Por nuk dihet nëse diskutimi për këtë çështje ka vazhduar edhe me kryeministrin Edi Rama. 

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll