Politike

“A e urove?”/ Humbi garën ndaj Berishës, Ibsen Elezi: Kur të kem rezultatin në dorë

Ibsen Elezi tha se ka kërkuar debat me Berishën, ndërsa u ktheu përgjigje edhe "kritikëve" që e akuzonin për futjen në garën farsë.

23 Maj 2022, 15:53 Nga DOSJA
“A e urove?”/ Humbi garën ndaj Berishës, Ibsen Elezi: Kur
Sali Berisha dhe Ibsen Elezi

TIRANË- Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka folur për përvojën e tij në garën përballë kryedemokratit, Sali Berisha. I ftuar në emisionin "Top Talk", Elezi tha se ka kërkuar debat me Berishën, ndërsa u ktheu përgjigje edhe "kritikëve" që e akuzonin për futjen në garën farsë. Ndërkohë që i pyetur nëse e kishte uruar Berishën për fitoren, demokrati tha se priste të kishte një pasqyrë të plotë të gjithë asaj që kishte ndodhur. 

"Nuk do kem benefite nga kandidimi. E kam deklaruar dhe do i rri kësaj që them, e kam premtuar para demokratëve që nuk do marr asnjë përfitim nga kandidimi. A jam ndjerë i bullizuar? Këta janë të gjithë të vetë-bullizuar. Unë kam kërkuar debat, e kanë refuzuar. Unë Berishë si kam bërë sfidë reale, jemi të ndryshëm. Edhe si natyra. Unë kam konservator, Berisha është natyrë më e majtë. Në momentin që do kem një rezultat në dorë, se nuk e kam akoma një pasqyrë reale të asaj që ka ndodhur, se dua ta di sa njerëz mendojnë si unë në PD,"-tha në fjalën e tij, Ibsen Elezi.

Në zgjedhjet e djeshme, Berisha mundi rivalin e vetëm në garë, Ibsen Elezin me një diferencë të madhe votash në të gjithë qarqet. Edhe pse i shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ai u rizgjodh me 40 mijë e 820 vota, 93.45% të tyre. 2532 vota kanë shkuar për kandidatin tjetër në garë, Ibsen Elezi, ose ndryshe 5.8% e tyre. Të pavlefshme ishin vetëm 328 vota, ndërsa 43.680 demokratë në total morën pjesë në zgjedhjet e sotme. Berisha u betua dhe u shpreh se do ta bënte Shqipërinë një vend ku të rinjtë të realizojnë ëndrrat e tyre këtu dhe të mos e shohin emigrimin si zgjidhje.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll