Politike

5 ZONA/ Berisha kryeson me vota përballë Elezit, si ndahen demokratët

664 vota ka marrë ish-kryeministri Sali Berisha ndërsa 84 kanë shkuar për Ibsen Elezin, kandidatin tjetër. 6 vota kanë rezultuar të pavlefshme.

22 Maj 2022, 20:35 Nga DOSJA
5 ZONA/ Berisha kryeson me vota përballë Elezit, si ndahen
Sali Berisha, Ibsen Elezi

TIRANË- Numërimi i votave për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike ka përfunduar në disa qarqe. Konkretisht në Dibër kanë votuar 754 anëtarë, nga 1150 në total.

664 vota ka marrë ish-kryeministri Sali Berisha ndërsa 84 kanë shkuar për Ibsen Elezin, kandidatin tjetër. 6 vota kanë rezultuar të pavlefshme.

Në degën e Klosit, kanë votuar në total 445 anëtarë. Votat janë ndarë kështu: 429 Sali Berisha dhe 9 Ibsen Elezi. 7 janë shpallur të pavlefshme.

Në Skrapar, ku nga 214 anëtarë kanë votuar 104. 91 vota ka marrë Sali Berisha, 8 vota Ibsen Elezi dhe 3 kanë qenë të pavlefshme. Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike edhe në Pogradec ku 484 vota ka marrë Berisha, ndërsa 32 Elezi.

Në Roskovec Berisha mësohet se ka marrë 433 vota, ndërsa kandidati tjetër, Ibsen Elezi, 39. Katër vota kanë dalë të pavlefshme.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll