Politike

VD-Presidenti, Balla: S'e kuptoj tërheqjen e PD, ne e respektojmë marrëveshjen

Po ashtu, numri një i grupit parlamentar të socialistëve, tha se ai dhe bashkë kolegët i qëndronin nmarrëveshjes që opozita të jepte emrat për 2 raundet e mbetura.

22 Maj 2022, 11:23 Nga DOSJA
VD-Presidenti, Balla: S'e kuptoj tërheqjen e PD, ne e respektojmë
Taulant Balla

FIER- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar procesin e zgjedhjes së presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në fjalën e tij për mediat, Balla tha se nuk e ka kuptuar ende shkakun e tërheqjes së demokratëve nga marrëveshja. Po ashtu, numri një i grupit parlamentar të socialistëve, tha se ai dhe bashkë kolegët i qëndronin nmarrëveshjes që opozita të jepte emrat për 2 raundet e mbetura.

"Konstatoj me keqardhje që nga ana e opozitës nuk ka një qasje për të marrë përgjegjësinë për të propozuar zyrtarisht kandidatura. Për t’i kërkuar PS-së, grupit të saj parlamentar mendimin për kandidaturat e tyre. Nuk e kuptoj përse PD-ja, grupi i saj parlamentar si grupi më i madh në Kuvend u tërhoq nga një proces për të sjellë kandidatura. Orët në vijim, në mbyllje të këtij afati mendoj se duhen përdorur me përgjegjësi. Do ishte, do thoja, jo produktive që të digjnim edhe raundin e dytë të zgjedhjeve për Presidentin e Republikës. Sikurse e kam thënë, do vazhdoj ta them, ne e respektojmë marrëveshjen që kemi rënë dakord me grupin parlamentar të PD-së dhe dy grupet e tjera, që dy raundet janë raunde që i takojnë propozimit të kandidatit për president nga opozita. Në rast se edhe në raundin e 3 opozita nuk do ta marrë përgjegjësinë për të hyrë në proces për të propozuar kandidatë, për të regjistruar kandidatë me firma mbështetëse, një gjë është e sigurtë, në raundin e katërt do të zgjidhet presidenti apo presidentja me propozim që aty do të fillojmë dhe ne të regjistrojmë kandidatët e propozuar prej nesh,"-tha Balla.

"Ngatërresa" mes palëve ndodhi të premten, kur PD u tërhoq nga gara me pretendimin se socialistët nuk do i ndihmonin për të arritur 20 firmat e nevojshme. Nga ana tjetët Balla shtoi se ata kanë rënë dakord, që opozita të propozojë emër për kandidatët për president në raundin e dytë dhe të tretë, e më pas PS-ja ta marrë në dorë situatën në dy raundet e fundit. Ai i kërkoi Alibeajt të rikthehej në tryezë, të rimendohej e të mos çonte dëm dy raunde të këtij procesi.

Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të jetë në datë 23 maj ora 18:00. Raundi i parë dështoi pa asnjë emër konkret për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Por Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që raundi konsiderohet efektiv edhe nëse nuk paraqitet asnjë kandidat. Pra edhe nëse oozita nuk merr pjesë në seancë ajo nuk e bllokon procesin. Gjithsej janë parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll