Politike

Zgjedhjet në PD/ Basha s'rri dot pa ndërhyrë, thumbon Berishën: Mbetje komunizmi

Lulzim Basha ka dhënë mesazhin e tij “të koduar” lidhur me procesin e sotëm të votimit në PD.

22 Maj 2022, 11:12 Nga DOSJA

Zgjedhjet në PD/ Basha s'rri dot pa ndërhyrë, thumbon

TIRANË- Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk e ka injoruar dot procesin e votimit sot, për pasardhësin e tij në krye të detyrës. Me një fitore thuajse të sigurtë të Sali Berishës kundër Ibsen Elezit, Basha ka dhënë mesazhin e tij “të koduar”. Sot, ai ka kujtuar kryengritjen e burgut të Spaçit, duke u kërkuar ndjekësve që të mos jenë peng të të shkuarës.

“Revolta e Qafë Barit është pjesë e trashëgimisë politike të rezistencës antikomuniste, e bashkë me vendet e kujtesës, përbën një pasuri shpirtërore dhe kulturore që duhet mbrojtur e nderuar për të mos lejuar që harresa të fshijë vuajtjet dhe sakrificat që farkëtuan shpirtin e rezistencës ndaj regjimit mizor, për të mos lënë mbetjet e komunimizit të relativizojnë dhimbjen dhe përgjegjësitë e të shkuarës, për të mos e marrë kurrë lirinë si të mirëqenë,”-shkruan Basha ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

Sot demokratët zgjedhin kreun e ri të PD. Sipas njoftimit të PD-së, zgjedhjet kanë nisur që në orën 08:00 dhe do të zgjasin deri në orën 18:00, por nëse do të ketë anëtarë të tjerë që duan të votojnë pas kësaj ore, mund t'a bëjnë.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll