Sport

Conference League, Shena: Aeroporti i Rinasit me staf të trefishuar, presim rreth 20 mijë tifozë

22 Maj 2022, 13:22 Nga DOSJA
Conference League, Shena: Aeroporti i Rinasit me staf të trefishuar, presim
Foto ilustruese

TIRANË-Prej më shumë se disa javësh, e gjithë bota e futbollit ka kthyer sytë nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, ku më 25 maj do të luhet finalja e Conference League në stadiumin “Air Albania”.

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, që është porta kryesore hyrëse në vend, është gati të mirëpresë rreth 20 mijë pasagjerë, tifozë të dy skuadrave pjesëmarrëse në finalen e Conference League që pritet të mbërrijnë në Tiranë.

Përgjegjëse e Marketingut dhe Komunikimit, Denisa Shena deklaroi në një prononcim për ATSH-në se Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” është gati të presë tifozët që do të vijnë për finalen e 25 majit.

Do të kemi rreth 20 mijë persona që do t’i shtohen fluksit të lëvizjeve përgjatë ditëve të ndeshjes, që do të vijnë të organizuar kryesisht me charter”, tha Shena.

Ndërkohë, Shena bën të ditur se pritet të ketë edhe shtim të numrit të fluturimeve në rreth 65 fluturime në ditë.

Përveç charter-ave do të ketë shtim të fluturimeve, që sipas parashikimeve tona, pritet të shkojnë deri në 65 fluturime në ditë. Ne sigurojmë pasagjerët që gjithçka do të jetë gati dhe do tu ofrohet shërbimi i duhur, pasi shtimi i fluksit të pasagjerëve nuk përbën problem për ne, sepse ne përballemi me numër të lartë fluturimesh dhe pasagjerësh prej disa vitesh gjatë sezonit veror, kur në muajin gusht ka pasur deri në 80 fluturime në ditë dhe ja kemi dalë”, deklaroi Shena.

Aeroporti ndërkohë përgjatë tre ditëve do të trefishojë stafin e tij.

Ne si TIA jemi shumë të kënaqur që Shqipëria mirëpret këtë aktivitet sportiv me dy skuadrat nga më të mëdhatë europiane, si Roma dhe Feynordi. Stafi ynë që do të jetë i trefishuar përgjatë tre ditëve nga data 24-26, do të jetë aty dhe do të ndihmojë që çdo gjë të funksionojë më së miri”, tha Shena

Marrë nga ATSH

Sondazh

Poll