Sport

Madridi në 'lot'! Reagimi i shtypit, pas rinovimit të Kylian Mbappe me PSG

Një ditë pas njoftimit të zgjatjes së kontratës së tij me PSG deri në vitin 2025, sulmuesi francez u bë kryefjala e shtypit sportiv spanjoll dhe veçanërisht në Madrid, i cili nuk dukej gati ta përtypte këtë ngjarje.

22 Maj 2022, 11:02 Nga DOSJA

Madridi në 'lot'! Reagimi i shtypit, pas rinovimit të Kylian

SPANJE - Një ditë pas njoftimit të zgjatjes së kontratës të Kylian Mbappé me Paris-Saint-Germain deri në vitin 2025, Spanja ka treguar pakënaqësi. I kritikuar ashpër nga shtypi madrilen sapo doli lajmi, lojtari i kombëtares franceze padyshim që u bë kryefjala në anën tjetër të Pirenejve. 

“Të duhet shumë klas për të luajtur te Real Madridi”,- thotë ‘Marca’, e cila tha të shtunën se kjo zgjedhje “mund të jetë gabimi më i madh strategjik i karrierës së tij”.

E përditshmja tjetër sportive madrilene është po aq kritike: “Është ai që humbet (diçka)”, pretendohet nga ‘AS’, ndërsa në krahun e Barcelonës dhe ‘Mundo Deportivo’, preferon një “Se queda” të matur (“Ai mbetet”) duke përdorur mesazhin e Gerard Pique, pak para se Neymar të nisej për në Paris.

Madridi në 'lot'! Reagimi i shtypit, pas rinovimit të Kylian

Diku tjetër në Europë, zgjatja e kontratës së Mbappe është në krye të seksionit "futboll" në faqen e tabloidit ‘The Sun’, ndërsa Anglia përgatitet të përjetojë fundin e një sezoni të jashtëzakonshëm në Premier League. 

Madridi në 'lot'! Reagimi i shtypit, pas rinovimit të Kylian

Por nga ana e Italisë, e cila gjithashtu pret të kurorëzojë kampionin e saj, asnjë referencë e vetme për rastin Mbappé, nga ‘Gazzetta dello sport’ apo ‘Tuttosport’. Vetëm ‘Corriere dello Sport’ rezervoi një insert të vogël në faqen e parë: “PSG i çmendur, Mbappe qëndron dhe komandon. Sulmuesi siguroi largimin e Leonardos dhe të drejtën për të zgjedhur trajnerin, lojtarët dhe formacionin”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll