Sport

Mourinho: "Të mendojmë vetëm për finalen e Tiranës, le ta harrojmë të kaluarën"

‘Special One’: “Finalja është 50-50, por ne do të bëjmë çmos që ta çojmë në 51-49 për ne”

22 Maj 2022, 07:07 Nga DOSJA
Mourinho: "Të mendojmë vetëm për finalen e

ITALI - “Finalja është 50-50, por ne do të bëjmë çmos për ta sjellë atë në 51-49 për ne”. Kështu është shprehur  Josè Mourinho pesë ditë para finales së Conference League në faqen e UEFA-s. 

"Unë jam një trajner me një histori dhe Roma është një klub i madh, - vazhdoi ai. - Ndjeva pak përgjegjësi në përpjekjen për ta bërë edicionin e parë një kompeticion të madh. Kështu, pak nga pak, ne shkuam për të realizuar ambiciet dhe për të shkuar sa më larg. Më pas, me krenari, pamë që dy gjysmëfinalet u luajtën në stadiume të mbushura plot, me gjithsej 170 mijë tifozë të pranishëm”. 

Sipas Mourinhos, qëllimi tani është të harrojmë historinë, sepse romanët mund të fitojnë trofeun e tyre të parë të UEFA-s. “Mjafton të mendojmë për finalen e Tiranës dhe kundërshtarin që kemi dhe të harrojmë historinë e Romës”,- përfundoi ‘Special One’. Në rrjetet sociale, mbërriti edhe apeli i Pellegrinit: “Tani është koha të ëndërrojmë të gjithë bashkë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll