Sport

Navas konfirmon vazhdimësinë te PSG, çfarë do të ndodhë me Donnarumman?

Portieri kostarrikan ndryshon mendjen, ai është shprehur se dëshira e tij është të vazhdojë te parizienët, pavarësisht polemikave me portierin italian.

22 Maj 2022, 12:04 Nga DOSJA
Navas konfirmon vazhdimësinë te PSG, çfarë do të

FRANCE - Kylian Mbappé nuk ishte i vetmi lajm për skuadrën e PSG-së në merkaton fillestare të verës në futbollin europian. Skuadra pariziene mësoi këtë të shtunë mori edhe praninë e portierit, Keylor Navas. Vetë 35-vjeçari ka bërë të ditur, se do të vazhdojë të qëndrojë te klubi poshtë Kullës Eifel, pas fitores 5-0 me të cilën kampioni francez përmbylli sezonin e rregullt.

“A do të jem vitin tjetër? Po, po, kam edhe dy vite kontratë”,- tha ai për ‘Prime Video Sport France’. Navas shpjegoi se një nga arsyet e vendimit të tij ishte se familja ishte e kënaqur që jeton në Paris. “Unë dhe familja ime jemi të lumtur këtu, do të vazhdojmë!”, - shtoi ai me një buzëqeshje të madhe.

Navas mbërriti në Paris në vitin 2019 dhe rinovoi për deri më 26 prill 2021, për ta përfunduar kontratën në verën e 2023. Megjithatë, i gjithë viti ishte në mes të polemikave, pas ardhjes së portierit italian, Gianluigi Donnarumma.

A mund të jetë njëri nga të dy që duhet të largohet? Aq më tepër që italiani Donnarumma bëri gabime të rënda për skuadrën në Champions League, që i kushtoi eliminimin ndaj Real Madridit. Megjithatë, duke qëndruar në skuadër, Navas e ruan problemin te PSG, pasi skuadra do të preferonte një profil më mediatik si ai i Donnarummas, ashtu siç bëri Real Madridi me Thibaut Courtois.

Për të shmangur një situatë të ngjashme, Navas gjatë gjithë vitit deklaroi se alternimi i vazhdueshëm mes dy portierëve në formacionin startues nuk mund të përsëritet sepse nuk i bën mirë askujt. Për të mësuar zgjidhjen e situatës, duhet pritur…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll