Sport

Sa para ka fituar Atlético në Champions League gjatë ‘epokës’ së Simeones?

Për herë të parë në historinë e klubit, skuadra madrilène merr pjesë për herë të dhjetë radhazi në Champions League, gjë që nënkupton edhe mbushjen e kasafortës me të ardhura financiare

22 Maj 2022, 11:34 Nga DOSJA
Sa para ka fituar Atlético në Champions League gjatë

SPANJE – “Kur mbërrita, Miguel Ángel Gil Marín, administratori i Atlético Madridit, më kërkoi katër ose pesë ‘Champions’ radhazi, për të qenë në gjendje të balancoj financat dhe të rritem si klub. Sot janë dhjetë pjesëmarrje”, - tha Diego Simeone.

Trajneri argjentinas i skuadrës madrilene, ka qenë i pagabueshëm në kualifikimin në kompeticionin më të lartë europian. Në “epokën” e tij në krye të skuadrës “rojiblanco”, ai ka fituar 579 milionë euro me nëntë pjesëmarrjet e tij radhazi në turneun.

Historia e trajneri argjentinas nis në vitin 2011, në fund të dhjetorit, kur Atletico iu drejtua figurës së tij për të rikuperuar madhështinë e humbur të një skuadre, që nuk i ngjante aspak historisë së saj, e cila kërkonte një pjesëmarrje në Champions League, që do të ishte një injeksionin ekonomik për të rifituar gradën e tij në elitën kontinentale...

Me ardhjen e Simeones, gjithçka ndryshoi, derisa edhe në dy sezonet e tij më të këqija, atë më të parregullt prej pandemisë, 2019-20 dhe këtë aktual, ku gjithsesi ai ka arritur të hyjë në Champions League.  

Në sezonin 2014-15 të ardhurat e siguruara ishin në 171.7 milionë; në 2015-16 shifrat u rritën në 241.1 milionë; në 2016-17 shkoi në 266.1... Dhe rritja vazhdoi me shumë shpejtësi (347 në 2017-18; 407.8 në 2018-19 dhe 515, sipas vlerësimit të parë në 2019-20, përpara ndikimit negativ të Covid-19.

Në nëntë pjesëmarrjet e tij radhazi në Champions League, me Simeonen në krye, Atlético ka fituar 579 milionë euro direkt nga kompeticioni më i fuqishëm në botë prej UEFA-s.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll