Sport

VD/ Leipzig fiton Kupën e Gjermanisë, mundi me penallti Freiburgun

Pas 13 vitesh, Leipzig fitoi trofeun e parë në historinë e tij, pas kohës së rregullt 1-1

22 Maj 2022, 06:34 Nga DOSJA
VD/ Leipzig fiton Kupën e Gjermanisë, mundi me penallti Freiburgun

GJERMANI - Vetëm 13 vjet pas krijimit, RB Leipzig fitoi trofeun e parë në historinë e tij. Një kupë gjermane e fituar 4-2 me penallti kundër surprizës së sezonit, Friburgut.

Koha e rregullt e finales së kupës së Gjermanisë u mbyll në barazim 1-1. Freiburg kaloi i pari në avantazh falë golit të Eggstein (19’), Leipzig barazoi me Nkunkun (76’) dhe rrjedhimisht koha shtesë që nuk ndryshoi asgjë. Duheshin penalltitë për dhënien e trofeut, ku gabimi i Demiroviqit ishte vendimtar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll