Sport

Rinovimi i Mbappé, ironizon Lineker: “Praktikisht tani do të drejtojë klubin, por…”

Opionisti i njohur britanik nuk është aspak i habitur me vendimin e sulmuesit, si dhe fshullon edhe spasnjolët…

22 Maj 2022, 06:53 Nga DOSJA

Rinovimi i Mbappé, ironizon Lineker: “Praktikisht tani do të

ANGLI - Përmes rrjeteve të tij sociale, ish-futbollisti Gary Lineker, aktualisht në rolin e një opionisti të shquar në futbollin britanik, është shprehur edhe për rinovimin e Kylian Mbappé me PSG-në, duke mos u kursyer edhe spanjolët:

“Kështu që Mbappé mbetet te PSG. Nuk habitem aspak. Ai luajti një sezon të mirë me dy lojtarë të tjerë të mëdhenj dhe është vendlindja e tij. Oh, duket, se ai praktikisht do të drejtojë klubin tani."

Rinovimi i Mbappé, ironizon Lineker: “Praktikisht tani do të

Ish-sulmuesi i kombëtares së “Tre Luanëve”, që ka luajtur edhe me Barcelonën, vazhdon: “Unë e dua futbollin spanjoll, por të ankohesh se vendimi i Mbappes për të qëndruar në PSG po e shkatërron sportin është thjesht e tepërt. Dy gjigantët spanjollë kanë tërhequr gjithmonë superyje dhe kanë paguar shuma të mëdha parash për ta. Askush tjetër nuk kishte një shans. Nuk mund t'i kesh gjithmonë gjërat sipas mënyrës tënde”,- ka shkruar Lineker në Twitter.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll