Merren në mbrojtje familjet e dy të penduarve të drejtësisë, Dumanit dhe Henrik Hoxhajt
Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon hetimet dhe punë...
Peleshi ka thënë se Shqipëria ka nënshkruar kontratë me kompaninë amerikane, Lockheed Martin, pa dhënë hollësi për numrin e raketave të blera, sa kanë kushtuar dhe kur do të arrijnë në Shqipëri.
Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, ka thënë të shtunën se autoritetet shqiptare kanë blerë raketa anti-tanke Javelin për të forcuar mbrojtjen.
Peleshi ka thënë se Shqipëria ka nënshkruar kontratë me kompaninë amerikane, Lockheed Martin, pa dhënë hollësi për numrin e raketave të blera, sa kanë kushtuar dhe kur do të arrijnë në Shqipëri, transmeton agjencia e lajmeve Associated Press.
Sipas tij, blerja e raketave është pjesë e procesit për modernizim të ushtrisë.
Më herët gjatë kësaj jave, Lockheed Martin ka thënë se ushtria amerikane ka nënshkruar dy kontrata për raketat Javelin dhe pajisje tjera në vlerë të 309 milionë dollarëve.
Në këto kontrata është thënë se janë përfshirë më shumë se 1,300 raketa për financim të ushtrisë ukrainase teksa lufton me Rusinë, si dhe për klientët ndërkombëtarë, përfshirë Norvegjinë, Shqipërinë, Letoninë dhe Tajlandën.
“Pa krijuar panik, nuk ekziston kërcënim konkret. Ne jemi vend anëtar i NATO-s. Ne jemi të mbrojtur”, ka thënë ministri para gazetarëve.
Peleshi ka thënë po ashtu se NATO-ja nuk përbën kërcënim për asnjë shtet, përfshirë Rusinë.
Tri vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, janë anëtare të NATO-s.
Shqipëria i është bashkuar kësaj aleance më 2009.
Qeveria e Kosovës ka shprehur vullnet që të aplikojë për pjesëmarrje në Programin për Partneritet për Paqe dhe po ashtu ka aspirata për anëtarësim në NATO.
Partneriteti për Paqe është një program i NATO-s, që synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë./REL/
Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon hetimet dhe punë...
Foto ilustruese DIBËR- Një plan masash është organizuar në Dibër për parandalim, evidentim dhe goditje të krimeve m...
Foto ilustruese VLORË- Sherr në familje në Vlorë, një 44-vjeçare ka dhunuar nusen e saj. Ngjarja ka ndodhur mëngj...
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar i cili rezultonte i shpallur në kë...
Moti TIRANË- Gjatë ditës së sotme vendi ynë pritet që të jetë në dominimin e kthjellimeve në po...
Xheni Karaj TIRANË- Në Shqipëri u mbajt të shtunën e 21 majit “Tirana Pride 2022”. Qindra aktivistë dhe mbës...
familja TIRANË- Në mes të qindra aktivistëve që marshuan sot nëpër rrugët e Tiranës, ishte edhe një famil...
Manastir Resort TIRANË- Kreu i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit Michael Granoff është pyetur nga Zëri i Amerikës ...
Ruloti FIER- Një rulot me targa portugeze ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Tepelenë. Mësohet se ruloti dre...
TIRANË- Një autobot ka pësuar rrjedhje gazi në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kombinat, ku autoboti teksa do t&eu...