Aktualitet

"Më morën nga zyra e Ramës",Xheni Karaj tregon pyetjen: A do ketë ambasadorë në paradë?

Qindra aktivistë dhe mbështetës të kauzës LGBTI+ marshuan në rrugët e Tiranës nën moton kryesore “ne jemi familje”.

21 Maj 2022, 23:09 Nga DOSJA
"Më morën nga zyra e Ramës",Xheni Karaj tregon pyetjen:
Xheni Karaj

TIRANË- Në Shqipëri u mbajt të shtunën e 21 majit “Tirana Pride 2022”. Qindra aktivistë dhe mbështetës të kauzës LGBTI+ marshuan në rrugët e Tiranës nën moton kryesore “ne jemi familje”.

Pothuajse cdo seli diplomatike e vendeve perëndimore iu bashkuan marshimit, ndërsa aty nuk morën pjesë asnjë prej titullarëve të institucioneve qeveritare. Por, gjatë aktivitetit aktivistja, Xheni Karaj tha se një natë më parë në telefonin e saj e kishte marrë një person për llogari të zyres së kryeministrit.

“Më pyetën se nëse do të ketë ambasadorë në paradë. Nese kryeministri do të vij në pride prej ambasadorëve më mirë të mos vijë fare”, tha Karaj për Historiaime.

Më tej Karaj i kujtoj një premtim të pambajtur kryeministrit Edi Rama.

“Në këto 10 vite ne se kemi pasur asnjë herë Ramën e as Veliajn në Paradë edhe pse par 2013 para se Rama të fitonte zgjedhjet, na premtoi mua dhe Kristit se në paradën tjetër do ishte dhe ai”. tha Karaj.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2022, 23:02

Një familje përball shtetit

familja TIRANË- Në mes të qindra aktivistëve që marshuan sot nëpër rrugët e Tiranës, ishte edhe një famil...