Aktualitet

Merr flakë ruloti me targa portugeze në Fier, nuk ka të lënduar

21 Maj 2022, 22:06 Nga DOSJA
Merr flakë ruloti me targa portugeze në Fier, nuk ka të
Ruloti

FIER- Një rulot me targa portugeze ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Tepelenë. Mësohet se ruloti drejtohej nga një shtetas italian me iniciale R.Z 67 vjeç. Dyshohet se zjarri ka rënë pas një defekti në mjet. 

Njoftimi i Policisë:

Mallakastër/ Informacion paraprak. Sot rreth orës 21:00, në aksin rrugor Levan – Tepelenë, në fshatin Rromës, Mallakastër, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti rulot tip “Opel” me drejtues shtetasin italian R. Z., 67 vjeç. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet. Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(I.A/dosja.al)

 

Sondazh

Poll