Aktualitet

Moti/ Temperatura deri në 32°C, diell në pjesën më të madhe të vendit

Sipas Meteoalb, pjesa e dytë e ditës do ti bëj vranësirat më të dukshme në zonat malore duke sjellë shira lokal dhe afatshkurtër në skajin Verior.

22 Maj 2022, 07:18 Nga DOSJA
Moti/ Temperatura deri në 32°C, diell në pjesën më
Moti

TIRANË- Gjatë ditës së sotme vendi ynë pritet që të jetë në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin, por në zonat malore priten vranësira.

Sipas Meteoalb, pjesa e dytë e ditës do ti bëj vranësirat më të dukshme në zonat malore duke sjellë shira lokal dhe afatshkurtër në skajin Verior. Gjithashtu në zonat e ulëta do të ketë të shfaqje të vranësirave të pakta, ndërsa bregdeti do të mbetet me kthjellime.

 

Temperaturat e ajrit do të variojnë nga 9°C gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes dhe deri në 32°C në mesditë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar dallgëzime të ulëta.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2022, 23:02

Një familje përball shtetit

familja TIRANË- Në mes të qindra aktivistëve që marshuan sot nëpër rrugët e Tiranës, ishte edhe një famil...