Aktualitet

Vjehrra në Vlorë rreh nusen e djalit, e reja ia kthen me të njëjtën 'monedhë'

Por duket se edhe e reja nuk ka mbetur "duarkryq", pasi edhe ajo i është kthyer vjehrrës së saj duke e dhunuar gjithashtu.

22 Maj 2022, 10:19 Nga DOSJA
Vjehrra në Vlorë rreh nusen e djalit, e reja ia kthen me të
Foto ilustruese

VLORË- Sherr në familje në Vlorë, një 44-vjeçare ka dhunuar nusen e saj. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur vjehrra për arsye që ende nuk dihen ka dhunuar 28-vjeçaren e identifikuar me inicale K. B., banuese në lagjen “Pavarësia”.

Por duket se edhe e reja nuk ka mbetur "duarkryq", pasi edhe ajo i është kthyer vjehrrës së saj duke e dhunuar gjithashtu. Deri në momentin që ka ndërhyrë Policia dhe për të dyja ka nisur një hetim.

"Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen C. B., 44 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit, shtetases K. B., 28 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”, Vlorë. Gjithashtu, për këtë rast është proceduar në gjendje të lirë dhe shtetasja K. B., sepse ka ushtruar dhunë ndaj shtetases C. B.,"-thuhet në njoftimin e Policisë.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2022, 23:02

Një familje përball shtetit

familja TIRANË- Në mes të qindra aktivistëve që marshuan sot nëpër rrugët e Tiranës, ishte edhe një famil...