Aktualitet

Merren në mbrojtje familjet e dy të penduarve të drejtësisë, Dumanit dhe Henrik Hoxhajt

Policia ka marrë në mbrojtje familjet e Nuredin Dumanit dhe të Henrik Hoxhës, pasi i druhen një hakmarrjeje të mundshme me bërjen e tyre “bashkëpunëtorë të drejtësisë”.

22 Maj 2022, 10:48 Nga DOSJA
Merren në mbrojtje familjet e dy të penduarve të
Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon hetimet dhe punën për zbardhjen e disa krimeve që kanë tronditur vendin së fundmi, por Policia e Shtetit ka një tjetër detyrë. Pas rrëfimeve të bëra para hetuesëve të SPAK, Policia ka marrë në mbrojtje familjet e Nuredin Dumanit dhe të Henrik Hoxhës, pasi i druhen një hakmarrjeje të mundshme me bërjen e tyre “bashkëpunëtorë të drejtësisë”.

Me rrëfimet e tyre, ata kanë zbardhur dhjetëra ngjarje që kanë ndodhur dekadën e fundit, duke vënë nën akuzë 32 persona, por vetëm 19 janë vendosur në pranga. Mes tyre, edhe bossë të njohur të botës së krimit, si: Florenc Çapja, Ervis Martinaj, Suel Çela, etj.

Vetë Nuredin Dumani, akuzohet për 17 vepra të rënda penale, pasi ai vijon të mbahet ende në spitalin e burgut, jo vetëm për të evituar përballjen me të burgosurit e tjerë, por edhe se ende merr kurim për plumbin e marrë një muaj më parë. Ndërsa për të penduarin tjetër Henrik Hoxhajn rëndojnë shtatë akuza kriminale, por më së shumti në vrasje e plagosje, ka shërbyer si “syri dhe veshi” i Dumani gjatë kohës që ky i fundit ka qenë në Kosovë. Të dy për vrasje të caktuara u janë premtuar qindra mijëra euro, konkretisht për të hequr qafe Endrit Doklen, Ervis Martinaj u kishte premtuar gjysmë milioni euro.

(k.m/Dosja.al)

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2022, 23:02

Një familje përball shtetit

familja TIRANË- Në mes të qindra aktivistëve që marshuan sot nëpër rrugët e Tiranës, ishte edhe një famil...