Aktualitet

'Manastiri Resort', A cënohet integriteti i Parkut të Butrintit? Kreu i AADF: Pyesni qeverinë

I pyetur nëse cënohet integriteti i Parkut të Butrintit që zonat rreth tij përfshihen nga ndërtime, ai tha se në lidhje me këtë duhet të pyetet qeveria. 

21 Maj 2022, 22:27 Nga DOSJA
'Manastiri Resort', A cënohet integriteti i Parkut të
Manastir Resort

TIRANË- Kreu i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit Michael Granoff është pyetur nga Zëri i Amerikës për 'marrjen' e zonës së mbrojtur rreth Butrintit, ku është dhënë leja për ndërtimin e “Manastiri Resort”. I pyetur nëse cënohet integriteti i Parkut të Butrintit që zonat rreth tij përfshihen nga ndërtime, ai tha se në lidhje me këtë duhet të pyetet qeveria. 

 A cënohet integriteti i Parkut Kombëtar nga rreziku që zonat natyrore përreth tij të përfshihen nga ndërtime të vrullshme? “Një ekspert i arkeologjisë ka bërë një parashikim që në 50 vitet e ardhshme ¼ ose 1/3 e Butrintit do të jetë nën ujë. Pra gjëja për të cilën ne duhet të shqetësohemi është rritja e nivelit të detit, që e dëmton këtë zonë. Një nga gjërat që ne mendojmë të bëjmë është t’i sjellim këta ekspertë, që të na ndihmojnë për barrierat natyrale, që mund të ndërtojmë, me qëllim që uji të mos ndikojë në këtë zonë në të ardhmen. Ky është një shembull që tregon se me sa detaje po mendojmë për të ardhmen e Butrintit, dhe duam që kjo zonë të mos ketë prodhim karboni, duam të respektojmë mjedisin rreth Butrintit edhe në të ardhmen. Çfarë ndodh përtej kësaj nuk është pjesë e punës sonë dhe duhet të kujtoni se ne nuk jemi qeveria dhe ne nuk kemi kontroll mbi tokën në këtë vend, siç ne nuk mund të kontrollojmë nëse dikush do të ndërtojë në plazhin e Durrësit. Pra pyetjet që më bëtë për zhvillim tregtar jo në pjesën e Butrintit, ku ne jemi aktivë, është një pyetje shumë e mirë për qeverinë dhe është përgegjësi e qeverisë. Kjo është një pyetje lehjitime për zonën e Butrintit, por jo në zonën, në të cilën ne do të jemi aktivë”, ka thënë Granoff. 

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll