Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Sipas njoftimit të policië në finalizimin e operacionit 'Three' është vënë në pranga Rigers Mahmuti, i cili disa kohë më parë kishte plagosur një person pas një sherri.

22 Maj 2022, 09:37 Nga DOSJA
Ishte shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar i cili rezultonte i shpallur në kërkim pasi kishte një dënim prej 3 vite burg për plagosje me dashje.

Sipas njoftimit të policië në finalizimin e operacionit 'Three' është vënë në pranga Rigers Mahmuti, i cili disa kohë më parë kishte plagosur një person pas një sherri.

Nga informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur gjetja e vendin ku fshihej 27-vjeçari dhe arrestimi i tij.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Three", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5.

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje" kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Three".

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja e shtetasit:

- Rigers Mahmuti, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2022, 23:02

Një familje përball shtetit

familja TIRANË- Në mes të qindra aktivistëve që marshuan sot nëpër rrugët e Tiranës, ishte edhe një famil...