Politike

I zuri vendin Bashës në Kuvend, deputetja 42-vjeçare Halilaj i jep fund beqarisë, fton në dasmë edhe socialistët

22 Korrik 2019, 18:37 Nga DOSJA
I zuri vendin Bashës në Kuvend, deputetja 42-vjeçare Halilaj i

TIRANË– Deputetja e opozitës së re, Majlinda Halilaj, e cila në Parlament zuri vendin e Lulzim Bashës pritet t’i japë fund beqarisë.

Mësohet se deputetja do të lidhë kurorë më 31 korrik, gjatë një ceremonie e cila do të zhvillohet në një prej restoranteve në autostradën Tiranë-Durrës.

42-vjeçarja ka ftuar në ceremoni shumë kolegë të Parlamentit, ku nuk ka diferencuar përfaqësues të maxhorancës, ndër ta edhe numri dy i PS-së, Taulant Balla.

Pas djegies së mandateve nga opozita në shkurt, KQZ filloi me plotësimin e mandateve. Majlinda Halilaj ishte kandidatja numër 47 e PD-së në listën e kryeqytetit, nga Partia Reformatore Demokratike, me kryetar Skënder Halilajn. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites majlinda halilaj martohet majlinda halilaj djegia e mandateve te opozites majlinda halilaj martohet majlinda halilaj

Sondazh

Poll