Politike

“Ndiq paranë”, Basha: 4 hapat për të rikthyer te shqiptarët paratë e vjedhura nga Rama

22 Korrik 2019, 15:29 Nga DOSJA
“Ndiq paranë”, Basha: 4 hapat për të rikthyer te

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një video mesazhi të publikuar në Facebook,  sqaron  planin e PD “Ndiq Paranë” për zbulimin e parave të korrupsionit dhe për t’u rikthyer shqiptarëve paratë dhe pasuritë e vjedhura përmes kontratave publike.

Plani i quajtur “Ndiq Paranë”, ka disa hapa konkretë që Basha e nis me një paketë ligjore radikale kundër korrupsionit.

Sipas Bashës, fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit në nivelet e larta është i vetmi fillim i vërtetë i ndryshimit të Shqipërisë.

HAPI I PARË:

Miratimi i një pakete ligjore radikale kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar.

PRIORITETI I QEVERISË SË PARTISË DEMOKRATIKE:

Hetimi i korrupsionit të niveleve të larta.

HAPI I DYTË

Hetimi dhe ndëshkimi i veprimtarisë kriminale të qeverisë për prokurimet dhe licensimet publike.

PRIORITETI I QEVERISË SË PARTISË DEMOKRATIKE:

Hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike.

Hetimi pa asnjë përjashtim i kontratave koncesionare. Çdo kontratë do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale.

Hetimi i pasurive të çdokujt që është përfshirë në hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, nga juristi i thjeshtë i tek kryeministri.

HETIMI YNË DO TË PËRQENDROHET TEK PARAJA.

Do të ndjekë, gjurmojë dhe zbulojë origjinën e parave të përdorura.

Do të zbulojë destinacionin e parave të marra nga buxheti.

HAPI I TRETË

Rikuperimi i pasurive të vjedhura përmes kontratave dhe koncesioneve publike

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare apo janë investuar kudo nëpër botë do të zbulohen dhe do t’u kthehen shqiptarëve.

HAPI I KATËRT

LUFTA KUNDËR PASTRIMIT TË PARAVE

Hartimi i ligjeve për luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave.

PD do të bashkëpunojë me ekspertë te huaj dhe me agjensitë kryesore në botë për luftën kundër krimit ndërkombëtar, Europoli, agjencitë britanike, hollandeze, gjermane dhe amerikane.

Miratimi i ligjit për ndalimin e legalizimit në ekonomi të produkteve të krimit. Zbatimi i këtij ligji parandalon investimin në ekonomi të parave të krimit dhe korrupsionit

Miratimi dhe zbatimi i paketës ligjore për deklarimin dhe kontrollin e aseteve të politikanëve dhe punonjësve publikë.

FUNDI I PANDËSHKUESHMËRISË
SË KORRUPSIONIT DHE KRIMIT NË NIVELET E LARTA
ËSHTË I VETMI FILLIM I VËRTETË
I NDRYSHIMIT TË SHQIPËRISË.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama korrupsioni lulzim basha edi rama korrupsioni lulzim basha

Sondazh

Poll