Politike

4 ditë pas dorëheqjes, flet Haradinaj: Zgjedhjet janë referendum për taksën. Më kërkuan ofertë për njohjen nga Serbia

22 Korrik 2019, 17:16 Nga DOSJA
4 ditë pas dorëheqjes, flet Haradinaj: Zgjedhjet janë referendum

TIRANË- Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për herë të parë pas dorëheqjes së parevokueshme që deklaroi më 19 Korrik.

Në një intervistë për “Syri.Net”, Haradinaj foli lidhur me aktin e tij të dorëheqjes. Sipas tij, ai duhet të shkontë në intervistë si një njeri i thjeshtë dhe jo si kreu i qeverisë së Kosovës pasi cënohej sovraniteti i vendit.

Gjithashtu në fjalën e tij, Haradinaj nuk ka pa përmendur edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat i krahasoi me një referendum lidhur me taksën dhe tezën e ndryshmit të kufijve me Serbinë. Haradinaj pohoi se në zgjedhje do të hynte i vetëm dhe pa asnjë koalicion.

Gjatë intervistës, Haradinaj ka folur edhe lidhur me taksën 100% ndaj mallrave serbe. Si ideatori dhe mbështetësi më i madh i saj, Haradinaj tha se kishte pasur presion të madh dhe të panevojshëm nga ndërkombëtarët lidhur me heqjen e saj. 

Kreu i qeverisë tregoi edhe një nga disa episodet ku i kishin ofruar për të paguar një çmim në mënyrë që Serbia t’i njihte si shtet. 

Haradinaj dha dorëheqjen disa ditë më parë pasi është thirrur për të dëshmuar në Gjykatën Speciale. Në një konferencë për shtyp, Haradinaj u shpreh se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cenonte nderin e Kosovës. Së shpjeti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dorehiqet ramush haradinaj ramush haradinaj dorehiqet ramush haradinaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll