Politike

Shtëpia e re e drejtësisë, kryediplomatja amerikane: SHBA do iu mbështesë, SPAK-u do të çlirojë Shqipërinë nga korrups

22 Korrik 2019, 18:06 Nga DOSJA
Shtëpia e re e drejtësisë, kryediplomatja amerikane: SHBA do iu

TIRANË– Në ceremoninë e inagurimit të shtëpisë së drejtësisë, ishte e pranishme edhe e ngarkuar me punë e SHBA-së, Leyla Mosses Ones.

Gjatë fjalës së saj, Moses tha se tashmë shqiptarët do e shohin këtë ndërtesë si suksesin e Reformës. Ajo shtoi se SHBA do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e Reformës në Drejtësi.

Kryediplomatja amerikane tha se ngritja e SPAK do të çlirojë Shqipërinë nga krimi e korrupsioni.

Vettingu ka qenë themeli për pjesën tjetër të reformave. Tani një numër i madhe 15% janë rivlerësuar, disa kanë kaluar dhe shumë kanë dështuar. Kjo përfshin gjyqtarët e lartë dhe Kushtetues. Disa thonë se është problem, por kjo tregon se përse reforma ishte e nevojshme. Sistemi i vjetër ishte i kapur nga korrupsioni dhe ata që veprojnë në hije për të mbajtur Shqipërinë prapa, reforma në drejtësi e theu dhe po ua kthen njerëzve.

Tre vjet më pas kemi një këshill të lartë të prokurorisë dhe gjyqësor dhe po punojnë për të ripërtërirë gjykatën e lartë dhe krijimin e SPAK-ut.  Kjo ndërtesë do të i japë KLP-së, KLGJ-së dhe Magjistraturës një shtëpi të re dhe moderne. Do të shohë një Shqipëri më SPAK-un dhe BKH për të çliruar shqiptarët nga krimi dhe korrupsioni. SHBA ka qëndruar krah Shqipërisë dhe i kanë nxitur këto ndryshime, ne qëndruam krah Shqipërisë dhe po qëndrojmë krah Shqipërisë. Ne po qëndrojmë krah Shqipërisë teksa po ngrihet SPAK-u. Jeni të sigurt, ne do të vijojmë që të qëndrojmë krah Shqipërisë”  u shpreh Mosses.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike inagurohet poli i drejtesise leyla mosses ones. shtepia e re e drejtesise inagurohet poli i drejtesise leyla mosses ones. shtepia e re e drejtesise

Sondazh

Poll