Politike

9 vite nga vendimi i Hagës pro njohjes së Pavarësisë së Kosovës, Meta: Realitet i pakthyeshëm

22 Korrik 2019, 15:50 Nga DOSJA
9 vite nga vendimi i Hagës pro njohjes së Pavarësisë së

TIRANË- Sot mbushen 9 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Lidhur me këtë datë të rëndësishme për historinë e Kosovës dhe kombit shqiptar ka reaguar edhe presidenti i vendit, Ilir Meta.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shprehet se ky ishte një vendim historik, njëkohësisht njohje dhe vlerësim ndaj sakrificave sublime të të gjithë atyre që nuk iu nënshtruan spastrimit etnik.


Postimi i plotë i Ilir Metës:

Nëntë vite më parë, pretendimit serb mbi paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës????????, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha fundin e merituar, duke njohur aktin e shpalljes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës???????? në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. 

Ky vendim historik ishte njëkohësisht njohje dhe vlerësim ndaj sakrificave sublime të të gjithë atyre që nuk iu nënshtruan spastrimit etnik dhe nuk bënë asnjë kompromis me të drejtën e patjetërsueshme të qytetarëve të Kosovës????????, për të jetuar të lirë dhe në paqe si të gjithë europianët e tjerë. 

Ishtë kënaqësi për mua ta përjetoja këtë moment historik si Ministër i Jashtëm, asokohe i një qeverie që bëri më të mirën për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovë. 

Kosova si shtet i lirë dhe i pavarur është realitet i pakthyeshëm që ka kontribuar për më shumë paqe, siguri dhe stabilitet në rajonin tonë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjykata e hages ilir meta pavaresia e kosoves gjykata e hages ilir meta pavaresia e kosoves

Sondazh

Poll