Politike

Thashetheme plazhi, çfarë ndodhi javën e shkuar në Lalëz? A takoi Rama Metën dhe Bashën?

22 Korrik 2019, 16:35 Nga DOSJA
Thashetheme plazhi, çfarë ndodhi javën e shkuar në

Lajmin se presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama janë takuar në Gjirin e Lalzit, presidenca e cilësoi një thashethem plazhi. Zëdhënësi Tedi Blushi e quajti lajmin një thashethem.

Por çfarë ndodhi javën e shkuar në Gjirin e Lalzit? A u takua vërtetë Rama me Metën?
Meqënëse loja e thashethemeve të plazhit u hap, atëherë sjellim disa nga të thashethemet më ekzotike që qarkullojnë në këto temperatura të larta në korridoret e politikës shqiptare?

Një thashethem është se kryeministri Edi Rama ka qenë javën e shkuar në Lalëz, në lokalin e njohur si Aqua. Në këtë lokal kryeministri sipas zërave ka takuar presidentin Ilir Meta, dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Kur ka hyrë në këto ambiente Rama ka larguar të gjithë të pranishmit si dhe iu ka hequr telefonat kamarierëve. Takimi me presidentin thuhet se është zhvilluar rreth orës 11:30 e paradites ku ka vijuar për disa orë me negociata të gjata.

Thashethemi i dytë është se dy ditë pasi takoi Metën, Rama takoi Bashën mëngjesin e të premtes në Lalëz.

Thashethemi i tretë lidhet më marrëveshjen. Zërat përflasin se në këto takime është arritur një marrëveshje mes tri palëve.

Rama ka pranuar zgjedhjet lokale dhe ato të parakohshme që do të zhvillohet me gjasë në 2020. Nga ana tjetër kryeministri ka kërkuar që PD dhe Lulzim Basha të tërhiqen nga beteja për të mos shembur Teatrin Kombëtar.

Godina e Teatrit duhet të shembet dhe të vijojë plani për ndërtimin e teatrit të ri. Këto sigurisht që janë vetëm thashetheme të cilat urojme që të mos jenë hiç të vërteta.

(dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta kriza politike lulzim basha sali berisha takimi rama basha edi rama ilir meta kriza politike lulzim basha sali berisha takimi rama basha

Sondazh

Poll