Politike

3 vite nga reforma në Drejtësi, reagon ambasadori i BE: Është e pakthyeshme!

22 Korrik 2019, 18:11 Nga DOSJA
3 vite nga reforma në Drejtësi, reagon ambasadori i BE:

TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar sot në 3 vjetorin e Reformës në Drejtësi.

Me anë të një postimi në rrjetin social twitter, Soreca theksoi se Bashkimi Europian ka kontribuar në konsolidimin e kësaj arritjeje historike dhe finalizimit të reformës.

“Albania feston përvjetorin e tretë të #JusticeReform: Kushtetuta ndryshoi, 40 ligje të reja të miratuara, 181 gjyqtarë dhe prokurorë të vëzhguar, HPC dhe HJC themeluar, funksionimi i JAC dhe kandidatët e SPAK renditen. Reforma e drejtësisë po jep dhe është e pakthyeshme! # EU4Albania”, shkruan Soreca në Twitter.

Inaugurohet shtëpia e re e drejtësisë. Godina te ish-Fusha e Aviacionit ku do të vendosen administrata e KLP-së, KLGJ-së dhe Shkolla e Magjistraturës do të quhet “Poli i Drejtësisë”. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë shumë personalitete të politikës.  E ngarkuara me punë e SHBA-së, Leyla Mosses Ones.se SHBA do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e Reformës në Drejtësi. Shefja e ONM-s, Calavera, tha se reforma në drejtësi do të çelë derën e Shqipërisë për në BE.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 3-vjetori i reformes në drejtesi inagurohet shtepia e drejtesise luigi soreca 3-vjetori i reformes në drejtesi inagurohet shtepia e drejtesise luigi soreca

Sondazh

Poll