Politike

Shtëpia e re e drejtësisë, diplomatet amerikane: SHBA do iu mbështesë, reforma do të çelë derën për në BE

22 Korrik 2019, 17:48 Nga DOSJA
Shtëpia e re e drejtësisë, diplomatet amerikane: SHBA do iu

TIRANË- Inaugurohet “Poli i Drejtësisë”. Dita e sotme përkon me 3-vjetorin e Reformës, e cila u shoqërua sot me inagurimin e shtëpisë së re të drejtësisë.

Godina te ish-Fusha e Aviacionit ku do të vendosen administrata e KLP-së dhe KLGJ-së tashmë do të quhet “Poli i Drejtësisë”.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë shumë personalitete, e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë Leyla Moses-Ones, shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonasj si dhe drejtuesit e KLP, KLGj dhe Magjistratuës.

Gjatë fjalës së saj, Moses tha se tashmë shqiptarët do e shohin këtë ndërtesë si suksesin e Reformës. Ajo shtoi se SHBA do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e Reformës në Drejtësi.

“Tre vjet më pas kemi një këshill të lartë të prokurorisë dhe gjyqësor dhe po punojnë për të ripërtërirë gjykatën e lartë dhe krijimin e SPAK-ut.  Kjo ndërtesë do të i japë KLP-së, KLGJ-së dhe Magjistraturës një shtëpi të re dhe moderne. Do të shohë një Shqipëri më SPAK-un dhe BKH për të çliruar shqiptarët nga krimi dhe korrupsioni|”, u shpreh Mosses.

Ndërsa, shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera tha se reforma në drejtësi do të çelë derën e Shqipërisë për në BE, teksa shoi se tashmë të gjitha institucionet kanë një shans historik.

“Po ashtu të gjitha institucionet kanë një mundësi dhe shans historik. Është një mundësi, pasi do të jenë brezat e ardhshëm që do të na gjykojnë, është një mundësi për të çelur derën për në BE” tha Shefja e ONM-së.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 3-vjetori i reformes në drejtesi genoveva ruiz calavera inagurohet poli i drejtesise ish-fusha e aviacionit leyla moses-ones shtepi e re e drejtesise 3-vjetori i reformes në drejtesi genoveva ruiz calavera inagurohet poli i drejtesise ish-fusha e aviacionit leyla moses-ones shtepi e re e drejtesise

Sondazh

Poll