Politike

Kolegji Zgjedhor certifikon këshillin e parë bashkiak, rrëzohet kërkesa e PD

22 Korrik 2019, 13:37 Nga DOSJA
Kolegji Zgjedhor certifikon këshillin e parë bashkiak, rrëzohet

TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka pranuar sot kërkesën e Partisë Socialiste për të certifikuar këshillin bashkiak të Urës Vajgurore.

Kolegji Zgjedhor mori në shqyrtim kërkesën e Partisë Socialiste për shpërndarjen e mandateve të këshillave bashkiak, pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka arritur të votojë me kuorumin e nevojshëm. Kolegji Zgjedhor ka nisur me Bashkinë Ura Vajgurore duke i dhënë mandatin këshilltarëve bashkiak për të vazhduar me të tjera bashki, në seancat e së hënës e për të vijuar me të tjera ditët në vazhdim.

Ndërkohë,më herët PD i ka bërë thirrje Kolegjit Zgjedhor të pezullojë procesin e dhënies së mandateve për Këshillat Bashkiakë, deri në moemntin kur Gjykata Kushtetuese të vendosë për ta.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike keshillat bashkiake kolegji zgjedhor ura vajgurore zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 keshillat bashkiake kolegji zgjedhor ura vajgurore zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll