Sport

Tirana tregohet ‘zemërmirë’ ndaj Dinamos, Kukësi minimalist ndaj Skënderbeut. (Takimet e tjera)

Dinamo gjen fitoren e parë me Rodolfo Vanolin si trajner dhe ajo vjen pikërisht në derbin me Tiranën.

21 Maj 2022, 19:23 Nga DOSJA

Tirana tregohet ‘zemërmirë’ ndaj Dinamos, Kukësi

SHQIPËRI- Dinamo gjen fitoren e parë me Rodolfo Vanolin si trajner dhe ajo vjen pikërisht në derbin me Tiranën. Një fitore thjesht për statistikë, pasi suksesi 2-1 nuk ndryshon fatin e skuadrave me blutë e destinuar për Kategorinë e Parë dhe bardheblutë që kanë bërë të tyrin titullin kampion.

Kukësi ka mposhtur me rezultatin 1-0 Skënderbeun në sfidën e vlefshme për javën e 37-të të Superiores. Ishte Fejizhao, ai që në minutën e 38-të, realizoi golin me vlerë 3 pikë. Vllaznia ka arritur një fitore mjaft të bukur përballë Egnatias në shtëpi me shifrat 3-1, ndërkohë që Teuta fiton në shtesë ndaj Laçit me shifrat 2-1.

E.Ç (Dosja.al)

422758 tirana

Sondazh

Poll