Sport

Estradë në ‘Elbasan Arena’, Kastrioti luan 45 minutat e para, pastaj pëson 4 gola nga Partizani

Partizani fiton ndaj Kastrioti me shifrat 4-0 në javën e 35-të të Superligës shqiptare.

21 Maj 2022, 19:09 Nga DOSJA

Estradë në ‘Elbasan Arena’, Kastrioti luan 45 minutat e

ELBASAN- Partizani fiton ndaj Kastrioti me shifrat 4-0 në javën e 35-të të Superligës shqiptare. Një ndeshje me dy tablo, në pjesën e parë, skuadra krutane reziston dhe bllokon çdo ofensivë të skuadrës kryeqytetase. Ndërsa në pjesën e dytë çdo gjë ndryshon si me magji.

 
 

Në minutën e  48-të, Herald Marku shfrytëzoi mirë pasigurinë e mbrojtjes duke kaluar në avantazh Partizanin. Pas 8 minutash do të vinte edhe goli i dytë, Xhuliano Skuka depërton mirë në zonë shmang portierin dhe realizon golin e qetësisë. Golat nuk do të përfundonin sepse Cara në minutën e 79’ dhe Maget në të 84-tën do të vulosnin pokerin.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll