Sport

Një dekadë si lojtar i Lazios, Strakosha drejt Premier League; zbulohet skuadra e shqiptarit

Lazio është në kërkim të një portieri të ri për të zëvendësuar Thomas Strakoshën

21 Maj 2022, 15:06 Nga DOSJA

Një dekadë si lojtar i Lazios, Strakosha drejt Premier League;

ITALI- Lazio është në kërkim të një portieri të ri për të zëvendësuar Thomas Strakoshën. Portieri shqiptar nuk ka pranuar zgjatjen e kontratës dhe në verë do të largohet me parametra zero. Mediat italiane raportojnë se shqiptari ka shprehur dëshirën për të kaluar në verë tek Fulham.

Skuadra angleze do të militojë në Premier League.Shqiptari ka luajtur 206 ndeshje për Lazion në të gjitha veprimtaritë, duke e mbajtur në 52 prej tyre të paprekur rrjetën e portës së tij.

Për këtë arsye, trajneri i Fulham, Marco Silva, e shikon gardianin e Kombëtares kuqezi si një nga shtyllat për të ngritur skuadrën që do t’i bëjë ballë kampionatit anglez sezonin e ardhshëm.

E.Ç (Dosja.al)

67766 42326

Sondazh

Poll